- E koordinon, kontrollon në mënyrë profesionale dhe drejton punën e veprimtarisë sanitare-higjienike në 10 Qendrat e Shëndetit Publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
- Është bartës i përgatitjes dhe zbatimit të dokumenteve strategjike dhe planeve aksionare në fushën e ekologjisë shëndetësore, sigurisë së ushqimit dhe të ushqyerit;
- I koordinon aktivitetet për përgatitjen e rregulloreve kombëtare dhe harmonizimin me rregulloret ndërkombëtare lidhur me ekologjinë shëndetësore;
- Përgatit qëndrime doktrinare në qasjen metodologjike dhe mënyrat e vlerësimit të masave dhe të aktiviteteve të kryera në veprimtarinë sanitare-higjienike;
- Bazuar në hulumtimet e realizuara dhe të dhënat e fituara nga Qendrat e Shëndetit Publik, bën monitorimin dhe vlerësimin e rrezikut ekologjik-shëndetësor të disa faktorëve të caktuar në mjedisin jetësor;
- Departamenti merr pjesë si në segmentin programor të Institutit, ashtu edhe në procesin aplikativ dhe edukativ shkencor të specializantëve të higjienës dhe ekologjisë shëndetësore, si dhe specializantëve të tjerë që duhet të kalojnë pjesën e stazhit specialistik në Institut, gjegjësisht në Departamentin e Ekologjisë Shëndetësore, të studentëve të mjekësisë së përgjithshme, stomatologjisë, studentëve në studime profesionale trevjeçare, në studime pasuniversitare për shëndet publik dhe studime doktorature në mjekësi të përgjithshme dhe shëndet publik, si dhe në edukimin e vazhdueshëm mjekësor të mjekëve specialistë të higjienës dhe ekologjisë shëndetësore.
- Identifikon çështjet prioritare dhe gjendjet potenciale të rrezikut për shëndetin në nivel republikan dhe njofton Ministrinë e Shëndetësisë.
- Merr pjesë në aktivitetet në kuadër të marrëveshjes dyvjeçare për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë në fushën e ekologjisë shëndetësore.
- Udhëheqës i këtij Deparmaneti është profesor i rregullt, specialist i higjienës.