Departamenti i ekzaminimit dhe kontrollit të barnave me autorizim nga Agjencia e Barnave e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të Ligjit për Barna dhe Pajisje Mjekësore (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 106/07, 88/10, 36/11, 53/11, 136/11, 11/12, 147/13, 164/13, 27/14, 43/14, 88/15, 154/15, 228/15, 7/16, 53/16, 83/18, 113/18, 245/18" dhe " Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 28/21) si dhe aktet nënligjore, kryen testim të pavarur, gjegjësisht ekzaminim analitik dhe kontroll të cilësisë së barnave për të vërtetuar përputhshmërinë e tyre me specifikimet e cilësisë të miratuara paraprakisht.
Në Njësinë e ekzaminimeve kimiko – fizike dhe Njësinë e ekzaminimeve farmaceutike - teknologjike, të cilat janë pjesë e Departamentit të ekzaminimit dhe kontrollit të barnave, kryhet:
Kontrolli i barnave realizohet në përputhje me specifikimet e miratuara për procedura analitike të validuara nga prodhuesi ose nga monografia e farmakopesë evropiane, britanike ose amerikane.
Një këtë Njësi kryhen këto metoda të akredituara:
1. Pastërtia e lëngjeve (2.2.1., Ph. Eur.)
2. Ngjyra e lëngjeve (2.2.2., Ph.Eur)
3. Përcaktimi potenciometrik i vlerës së pH (2.2.3., Ph. Eur.)
4. Dendësia relative (2.2.5., Ph. Eur.)
5. Humbja gjatë tharjes (2.2.32., Ph. Eur.)
6. Hiri i sulfatit (2.4.14., Ph. Eur.)
7. Sasia e përgjithshme e hirit (2.4.16., Ph. Eur.)
8. Dekompozimi i tabletave dhe kasulave (2.9.1.,Test А, Ph. Eur.)
9. Testimi i tretshmërisë të formave të dozuara të ngurta (2.9.3., Ph. Eur.)
10. Unifikimi i masës tek preparatet me një dozë (2.9.5., Ph. Eur.)
11. Unifikimi i përbërjes tek preparatet me një dozë (2.9.6.,Test А, Ph. Eur.)
12. Përcaktimi i vëllimit ekstraktibil tek preparatet parenterale (2.9.17., Ph. Eur.)
13. Unifikimi i masës së kontejnerëve të dorëzuar me shumë doza (2.9.27., Ph. Eur.)
14. Unifikimi i njësive të dozuara (2.9.40., Ph. Eur.)
15. Mbushja minimale (<755>, USP/NF)
16. Vëllimi i mbushjes së injeksioneve (<697>, USP/NF)
17. Vëllimi i mbushjes (<698>, USP/NF)
18. Identifikimi i substancave aktive me përdorimin e këtyre teknikave: spektrofotometri UV/visible; kromatografi e lëngët me efektivitet të lartë (HPLC/DAD); reaksione kimike; kromatografi në shtresë të hollë (detektim UV dhe vlerësim vizual)
19. Përcaktimi i përbërjes së substancave aktive me përdorimin e këtyre teknikave: spektrofotometri UV/visible; kromatografi e lëngët me efektivitet të lartë (HPLC/DAD);
20. Teknika gravimetrike; teknika volumetrike (titrime argjentometrike, titrime jodometrike)
21. Përcaktimi i substancave të ngjashme dhe produkteve të degradimit me përdorimin e këtyre teknikave: spektrofotometri UV/visible; kromatografi e lëngët me efektivitet të lartë (HPLC/DAD);
22. Теst për substanca të ngjashme me përdorimin e teknikës së kromatografisë me shtresë të hollë (me detektim UV, evaluim vizual)
23. Përcaktimi titrimetrik të klorurit të natriumit në tretje për infuzion të klorurit të natriumit
24. Përcaktimi titrimetrik i glykozës në tretje për infuzion të glykozës
25. Metoda HPLC për identifikimin dhe përcaktimin e përmbajtjes së përbërësve aktivë kanabidiol (CBD), (-)-δ9-trans-tetrahidrokanabinol (δ9-THC) dhe produktit të degradimit kanabinol (CBN)