ISHP ndodhet në rrugën Divizioni 50, nr. 6, në të njëjtin objekt në të cilin ndodhet Ministria e Shëndetësisë, në njërën nga daljet e Qendrës Klinike.
Në ISHP nuk bëhet vaksinim. Për të gjitha informacionet lidhur me udhëtimin jashtë vendit, si dhe për vaksinimin dhe profilaksën, mund të drejtoheni pranë QSHP (Qendrës së Shëndetit Publik) Shkup, http://www.cph.mk/mk/uslugi/v.
Pa dallim nëse testimet kryhen në laboratorin e virologjisë, mikrobiologjisë, bakterologjisë apo parazitologjisë, rezultatet dërgohen dhe bashkëngjiten në Termini Im dhe mund të ndiqen në kohë reale, si dhe i dërgohen edhe mjekut amë ose klinikës e cila e ka kërkuar testimin në fjalë. Nëse ekziston ndonjë problem dhe fletëudhëzimin, ose ndonjë problem i asaj natyre, rezultatet mund të pranohen në Njësinë e pranimit pranë ISHP-së, pas orës 12.30. gjithashtu pacienti gjithmonë mund ta marrë rezultatin nga Njësia e pranimit, nëse dëshiron të ketë një kopje në letër.
Kontrollet shëndetësore dhe higjienike (sanitare) kryhen në Njësinë e ushqyerjes dhe kontrolleve shëndetësore dhe higjienike, e cila ndodhet në katin përdhes, dhoma A8, çdo ditë nga ora 8.30 deri në orën 10.30, si dhe nga ora 11.00 deri në orën 13.00.
Për kontroll është e nevojshme të keni me vete një dokument identifikimi, mostër nga fecesi, merren strisho nga hunda dhe fyti, si dhe bëhet një strisho me cellofan, për të cilin më shumë informacion do merrni gjatë vetë kontrollit. Pagesa bëhet me para në dorë gjatë kryerjes së kontrollit ose me faturë.
Për paraqitjen e provimit shtetëror duhet të keni: librezë për stazhin e kryer, fotokopje të diplomës të vërtetuar në noter dhe fletëparaqitje. Për më shumë informacion mund të drejtoheni në numrin 070/337 683 ose në adresën elektronike frosina_dodevska@yahoo.com
Në ISHP kryhen kontrolle sustematike, periodike dhe paraprake në varësi të rrezikut të përcaktuar në vendin e punës. Kontrollet kryhen nga 7.30-12, me termin të caktuar paraprakisht dhe me fletëudhëzim për kontroll shëndetësor. Pët të caktuar termin, ose për më shumë informacion mund të kërkoni në numrin 071 211 563. Pagesa bëhet me para në dorë gjatë kryerjes së kontrollit ose me faturë.