ANALIZA TË CILAT KRYHEN NË LABORATORIN E PARAZITOLOGJISË
Меtoda për diagnostikim parazitologjik të drejtpërdrejtë
a) Vërtetimi i parazitëve në mostrat klinike
b) Vërtetimi i antigjeneve të parazitëve
c) Serologjia parazitologjike (vërtetimi i antitrupave në serimun e personit të sëmurë)
Shkurtesa: ELISA – testi imunoenzimatik; IHA – hemaglutinimi indirekt; DIF – mikroskopia imunofluoreshente direkte; IIF – mikroskopia imunofluoreshente indirekte; AG – aglutinim; RVK – Reaksioni i lidhjes së komplementit; EIA – testi imunoenzimatik; IC – testi imunokromatografik.
d) Laboratori i parazitologjisë kryen ekzaminimin parazitologjik të ujit, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës dhe mjedisit jetësor.
е) Laboratori i parazitologjisë kryen ekzaminime parazitologjike të personave që, sipas rregulloreve ligjore, i nënshtrohen mbikëqyrjes shëndetësore (personave që vijnë nga vende ku ka rrezik epidemiologjik për sëmundje të caktuara ngjitëse, si dhe kontrolle sanitare të personave të punësuar në prodhimin dhe tregtimin e produkteve shtazore dhe ujit të pijshëm), me qëllim parandalimin e sëmundjeve parazitare.
f) Në kuadër të detyrave programore, laboratori merr pjesë aktive në luftën kundër brucelozës, duke kryer analiza serologjike për brucelozën dhe konfirmimin e të gjitha rasteve pozitive.
Udhëheqëse e Laboratorit të parazitologjisë
Snezhana Cvetkoviq
Specialiste e mikrobiologjisë dhe parazitologjisë mjekësore
Informacion për kontakt
Telefoni: +389 70 285 481
Orari i punës: nga e hëna deri të premten nga ora 7:30 deri në orën 14:30
Dorëzimi i rezultateve: nga e hëna deri të premten nga ora 7:30 deri në orën 14:30 dhe sipas marrëveshjes