Njësia e furnizimeve publike përfshin punë dhe kompetenca në lidhje me ndjekjen dhe realizimin e planit për furnizime publike, përpilimin e vendimeve për furnizime publike, shpalljen e vendimeve për furnizime publike në sistemin elektronik të furnizimeve publike, Gazetën Zyrtare të RMV-së dhe në Informatorin Ndërkombëtar zyrtar të BE-së, në pajtim me dispozitat e Ligjit për Furnizimet Publike, merr pjesë në përgatitjen e dokumentacioneve të tenderimit për furnizime publike, bën furnizime me vlerë të ulët, përgatitje të kontratave për furnizime publike, bën këshillim të komisionit gjatë zbatimit të procedurës për dhënien e kontratës për furnizime publike, bën koordinim dhe ndihmë profesionale te komisionet për furnizime publike, si dhe konsultime juridike me Byronë për Furnizime Publike, Komisionin Shtetëror për Ankesa në Lidhje me Furnizimet Publike dhe organe e institucione të tjera, me qëllim zbatimin e dispozitave të Ligjit për Furnizimet Publike, zhvillimin e procedurës ankimore para Komisionit Shtetëror për Ankesa në Lidhje me Furnizimet Publike.
Njësia e furnizimeve publike
Njësia e furnizimeve publike në kuadër të kompetencave të saj kryen veprime edhe si Operator Ekonomik që në treg ofron mallra, shërbime dhe punë dhe merr pjesë nëpër procedura për lidhjen e kontratave për furnizime publike të publikuara në SEPP. Si operator ekonomik nëpërmjet SEPP-së i ndërmerr këto veprime: