Me kërkesë të operatorëve të ushqimit zhvillohen trajnime mbi parimet bazë të aplikimit të sistemit HACCP (Hazard Analysis and Critical Control Points) ose analiza e rrezikut dhe pikat kritike të kontrollit.
Për këtë qëllim është përgatitur një Doracak të cilin e merr çdo pjesëmarrës në trajnim dhe do mund ta përdorë më tej në punën e tij. Çdo pjesëmarrës do të marrë një certifikatë si dëshmi e përfundimit të trajnimit ekstern.