Për Institutin

Sot, përfaqësimi i segmentit të shëndetit publik në vend nëpërmjet aktiviteteve të Institutit të Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe 10 Qendrave rajonale të Shëndetit Publik, është i rëndësishëm në kuantumin e menduar dhe të zbatuar të mendimeve profesionale, monitorimet dhe kontrollet, hetimet analitike dhe vlerësimet e rreziqeve, në krijimin e veçorive nga terreni si një pasqyrë individuale deri në analizimin e tyre në tërësi si një pasqyrë e përgjithshme.

Periudha e kaluar paraqiste një kurorë të aktiviteteve serioze për krijimin e një sistemi bashkëkohor të mbrojtjes shëndetësore preventive, gjegjësisht një mjeti bazë të menaxhimit duke definuar problemet prioritare dhe duke marrë vendime përkatëse në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal.

Imperativ kategorik në zbatimin e strategjisë shëndetësore kombëtare dhe shëndetin publik është përmirësimi i shëndetit të popullatës në Republikën e Maqedoninë së Veriut, nëpërmjet sanimit të komponentëve të shëndetit dhe animimin e të gjithë atyre që drejtpërdrejt ose tërthorazi ndikojnë në gjendjen aktuale.

Për realizimin e angazhimeve të tilla para kësaj gjenerate qëndrojnë sfidat e zbatimit të standardeve referente botërore dhe monitorimit e trajnimit të vazhdueshëm të procedurave moderne analitike-diagnostike, të cilat duhet të jenë rezultat i angazhimit dhe përpjekjes maksimale, entuziazmit, kreativitetit dhe profesionalizmit të të gjithë aktorëve në institucionin tonë dhe të gjithë profesionistëve të veprimtarisë së shëndetit publik.

MISIONI

Të promovojë shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme të popullatës nëpërmjet njohurive të bazuara në shkencë, praktikave të mira, informacionit dhe partneriteteve organizative dhe ndikimit në politika të qëndrueshme të shëndetit publik.

VIZIONI

Popullatë e shëndetshme në mjedis jetësor të shëndetshëm dhe të sigurt, sistem shëndetësor i qëndrueshëm dhe siguri nga kërrcënimet globale dhe lokale ndaj shëndetit publik.

VLERAT TONA

Cilësia - Ne e avancojmë cilësinë duke siguruar nivelin e duhur të përsosjes në procesin e ofrimit të shërbimeve të bazuara në një nivel të lartë të njohurive, kompetencës së stafit tonë shkencor dhe profesional dhe aplikimit të metodave dhe laboratorëve të akredituar në rrafsh ndërkombëtar.

Тraditа - Ne krenohemi me traditën tonë shumëvjeçare sepse ajo është rrënjosur në procesin e realizimit të aktiviteteve tona si obligim moral i punonjësve për ta arsyetuar besimin e fituar nga klientët dhe partnerët.

Еfektiviteti - Në realizimin e veprimtarisë sonë ne udhëhiqemi nga arsyeshmëria e investimeve dhe mjeteve të shpenzuara nëpërmjet përdorimit të provave, fakteve shkencore dhe praktikës së mirë për arritjen e rezultateve optimale.

Partneriteti - Puna jonë është e bazuar në ndërtimin e partneriteteve dhe bashkëpunimin me partnerët tanë shumëvjeçarë në vend dhe jashtë vendit në bazë të besimit reciprok.

Përgjegjësia – Mbi bazë të parimit të drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor, ne ndjehemi përgjegjës për të gjithë popullatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

PORTOFOLI

  

PARIMET E SHËNDETIT PUBLIK

Shëndeti publik është një sistem njohurish dhe aftësish për parandalimin e sëmundjeve, zgjatjen e jetës dhe promovimin e shëndetit përmes përpjekjeve të organizuara të shoqërisë.

I.Sh.P. Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut si institucion kombëtar shëndetësor është vija e parë e realizimit të këtij qëllimi, të cilin e realizon nëpërmjet të sigurimit të një niveli të duhur të përsosjes në procesin e ofrimit të shërbimeve të veta, të bazuara në nivelin më të lartë të njohurive të cilat janë në dispozicion dhe të aplikueshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, bazohet në parimet e:

  1. Përgjegjësisë për shëndetin e popullatës dhe rolit udhëheqës së shtetit në ruajtjen dhe promovimin e shëndetit të popullatës;
  2. Gjithëpërfshirjes së masave dhe aktiviteteve me fokus tek popullata si një tërësi dhe tek grupe të caktuara sociale, si dhe tek përcaktuesit socio-ekonomikë të shëndetit dhe faktorëve më të rëndësishëm të rrezikut;
  3. Bashkëpunimit midis sektorëve, një qasje multidisciplinare dhe interdisciplinare për promovimin e shëndetit – që arrihet me përmirësim të vazhdueshëm të bashkëpunimit me institucione shëndetësore të përfshira në fushën e shëndetit publik me pjesëmarrës të institucioneve të tjera në shëndetin publik;
  4. Bazës shkencore dhe gjithpërfshirjes në grumbullimin e të dhënave nëpërmjet metodave kuantitative dhe kualitative – që domethënë aktivitet në shëndetin publik në bazë të metodave dhe procedurave të dëshmuara dhe provuara që përdoren me qëllim që të promovohet dhe të ruhet shëndeti i popullatës;
  5. Partneritetit me popullatën dhe përforcimit të iniciativave qytetare në fushën e shëndetit publik – që realizohen për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e kujdesit për shëndetin personal;
  6. Efikasitetit dhe efektivitetit në shëndetin publik – që realizohen me arritjen e rezultateve më të mira të mundshme në raport me burimet financiare në dispozicion, gjegjësisht arritjen e nivelin më të lartë të mundshëm me shpenzim sa më të ulët të burimeve.