Monitorimi i automatizuar i rrezatimit të jashtëm gama dhe matja e radioaktivitetit në ajër në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Sistemi për monitorim të automatizuar dhe për përcaktimin e ekuivalentit të dozës ambientale bën ndjekje të vazhdueshme dhe përcaktim të ekuivalentit të dozës ambientale H*(10) – koeficient i cili na tregon për shkallën e radioaktivitetit në ajër në pjesë të caktuara të territorit të RMV-së, i fituar si rezultat i matjeve online nga stacionet matëse ekzistuese. (link).
Përcaktimi i radioaktivitetit në mjedisin jetësor me ndihmën e metodave radioanalitike për përcaktim kuantitativ dhe kualitativ të përmbajtjes së elementeve radioaktivë në:
1. tokë,
2. ujë,
3. ajër,
4. lloje të ndryshme të ushqimit,
5. materiale të ndryshme ndërtimore dhe lëndë të para ndërtimore, dhe
6. mostra të tjera nga mjedisi jetësor.
Përcaktimi bëhet përmes përcaktimit të aktivitetit të përgjithshëm alfa dhe beta, analizës spektrometrike gama me rezolucion të lartë dhe metodës e scintilimit për emetuesit alfa dhe beta.
· INFORMACION/NJOFTIM PËR SHFRYTËZUESIT QË KËRKOJNË ANALIZA RADIOLOGJIKE
Përcaktimi i përqendrimit të gazrave intertë radioaktiv, Radon (222Rn) dhe Тoron(220 Rn) në mjedisin jetësor, banesa, shkolla, kopshte, banja, miniera dhe objekte të tjera, nëpërmjet metodës aktive dhe pasive të matjes si dhe vlerësimi i ekspozimit në përputhje me rregulloret ligjore në fuqi.