Njësia e ekzaminimit të rregullshmërisë shëndetësore të gjësendeve për përdorim të përgjithshëm ka një rëndësi të madhe, sepse është njësia e vetme e akredituar e këtij lloji në RMV.
Në këtë njësi bëhet ekzaminimi i rregullshmërisë shëndetësore të:
Ekzaminimet kryhen në përputhje me legjislacionin kombëtar ekzistues, i cili u referohet objekteve për përdorim të përgjithshëm dhe lodrave për fëmijë, si dhe Rregulloreve dhe Direktivave më të fundit të BE-së.
Parametrat të cilat testohen për lloje të veçanta të gjësendeve:
Në këtë Njësi bëhen testime në pajtim me këtë ndarje të gjësendeve për përdorim të përgjithshëm (të importuara ose prodhim vendor):
Njësia e ekzaminimit të rregullshmërisë shëndetësore të gjësendeve për përdorim të përgjithshëm është e akredituar në pajtim me standardin ISO/IEC 17025 për këto metoda:
1. Përcaktimi i migrimit të metaleve (plumb dhe kadmium) në gjësendet nga qeramika sipas Directive 84/500/EEC dhe Gazeta Zyrtare e RM-së nr.1/2013 (20130010005);
2. Përcaktimi i migrimit specifik të shumës së amineve aromatike primare në gjësendet e prodhuara nga plastika”, në pajtim me ”Amtliche Sammlung von Untersuchungsverfahren nach§35 LMBG” L00.00-6;
3. Përcaktimi i migrimit të metaleve të rënda (plumb, kadmium dhe krom) në lodrat për fëmijë nga materiale të ndryshme sipas ЕН 71-3:2019
4. Përcaktimi i migrimit të metaleve (plumb dhe kadmium) në enët e qelqit, të cilat mbushen, në pajtim me ISO 7086:2020 – 1,2.
5. Përcaktimi i migrimit të plotë të substancave të pa avullueshme në materialet dhe gjësendet nga plastika, në pajtim me EN 1186-3:2022