Kontrolle sanitare (shëndetësore - higjienike)

KONTROLLE SHËNDETËSORE - HIGJIENIKE

Kontrollet shëndetësore - higjienike kryhen në këtë njësi me qëllim parandalimin e sëmundjeve ngjitëse të punonjësve në aktivitetet e përcaktuara me Rregulloren për mënyrën e kryerjes, përmbajtjen e kontrolleve, llojet e kontrolleve dhe afatet për kryerjen e kontrolleve të detyrueshme shëndetësore dhe higjienike të të punësuarve (G. Zyrtare e RM-së nr. 152/2007 dhe nr.8/2008) dhe sigurinë shëndetësore të personave që i shfrytëzojnë shërbimet e këtyre veprimtarive. Kontrollet shëndetësore dhe higjienike kryhen sipas kushteve, afateve dhe mënyrës së përcaktuar në rregulloren e lartpërmendur, ndërsa në bazë të kritereve të përcaktuara në Ligjin për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Ngjitëse (G. Zyrtare e RM-së.66/2004).

Si kryhen këto kontrolle?

Kontrollet shëndetësore - higjienike (sanitare) kryhen sipas një protokolli rigoroz të definuar, për të cilin mund të lëxoni këtu.

Kush duhet tu nënshtrohet këtyre kontrolleve dhe në sa kohë është e detyrueshme që të kryhen ato?

  1. ü Punonjësit që ushtrojnë veprimtari edukative - arsimore;
  2. ü Personat në veprimtarinë shëndetësore;
  3. ü Personat që bien në kontakt me prodhimin dhe tregtimin e ushqimit, që marrin pjesë në furnizimin e popullatës me ujë të pijshëm;
  4. ü Punonjësit që marrin pjesë në prodhimin, përgatitjen dhe shpërndarjen e barnave dhe personat që gjatë punës bien në kontakt të drejtpërdrejtë me barna;
  5. ü Personat që ofrojnë kujdes higjienik, punojnë në prodhimin e produkteve kozmetike ose ofrojnë rekreacion për popullatën.

Më shumë detaje për atë se kush bën pjesë në listën e personave që i nënshtrohen këtyre kontrolleve dhe afatet për kryerjen e tyre mund të lexoni këtu.

 

Çfarë përfshin kontrolli shëndetësor - higjienik?

  1. ü Kontroll mjekësor;
  2. ü Marrje të materialit për ekzaminime bakterologjike dhe parazitologjike;
  3. ü Lëshim të librezës sanitare.

 

Lëshimi i librezës sanitare

  1. Librezën sanitare e merr personi të cilit i është kryer kontrolli ose përfaqësuesi i kompanisë i cili është i autorizuar për t’i marrë librezat sanitare.

 

Ku kryhen këto kontrolle?

  1. ü Në Institutin e Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  2. Adresa: Shkup, rr. Divizioni 50, nr. 6, në Njësinë e  ushqyerjes dhe të kontrolleve shëndetësore – higjienike (sanitare) në dhomën me numër А-8;
  3. ü Në mjediset e klientit (në terren)

 

Mënyra e pagesës

  1. Me para në dorë ose me faturë.

 

Orari i punës:

Çdo ditë pune: nga ora 8:00 deri në orën 14:00

Pauza: nga ora 10:30 deri në orën 11:00

Telefon: 075 276 136

E-mailsanitarni@iph.mk

 

Ju falënderojmë për bashkëpunimin!

 

Me respekt,

Instituti i Shëndetit Publik i RMV-së