Politika për përdorimin e cookies

  • Ballina
  • Politika për përdorimin e cookies

 Kjo politikë i shpjegon kategoritë e cookies-ave që përdorim, cili është qëllimi i tyre, si mund t’i ndryshoni opsionet e parapëlqyera dhe i shpjegon teknologjitë që i përdorim për të mbledhur të dhëna në lidhje me përdorimin e ueb-faqes tonë dhe komunikimet tona nëpërmjet e-mail-it.

Këto teknologji, të cilat përdoren pothuajse nga çdo ueb-faqe dhe janë pjesë e pothuajse çdo mesazhi e-mail reklamues të dërguar në internet, njihen me emrin "cookies" dhe "webpaths".

 

Çfarë paraqesin cookies-at dhe si përdoren ato në ueb-faqen tonë?

 

Një cookie paraqet një sasi të vogël të dhënash, datotekë tekstuale, e cila zakonisht përmban një identifikues unik. Cookies-at mund të dërgohen në shfletuesin tuaj kur të vizitoni ueb-faqen tonë. Ato ruhen në shfletuesin e internetit në pajisjen tuaj (kompjuter ose pajisje celulare) kur vizitoni ndonjë ueb-faqe. Cookies-at ruajnë informacione rreth cilësimeve të shfletuesit tuaj të internetit, si për shembull: gjuha, madhësia e shkronjave dhe vetë fakti që ju keni vizituar tashmë faqe të caktuara. Në këtë mënyrë, kur vizitoni përsëri të njëjtën faqe, nuk keni pse t'i konfiguroni përsëri.

 

Disa cookies ruhen vetëm gjatë vizitës tuaj në ueb-faqen tonë. Këto cookies njihen si cookies të përkohshme. Të tjera, të njohura si cookies të përhershme, mund të mbeten të ruajtura në kompjuterin tuaj pas një vizite, ndërsa ueb-faqja jonë do të jetë në gjendje t'i qaset atyre sa herë që ktheheni dhe e vizitoni përsëri ueb-faqen.

 

Llojet e cookies-ve që i përdorim:

 

1.      Cookies të detyrueshme në të cilat bëjnë pjesë:

 

Cookies bazë ose të përkohshme (cookies-at e sesionit)

Cookies bazë mund të përdoren që t’ju mundësojmë t’i merrni shërbimet që keni kërkuar përmes ueb-faqes tonë. Pa këto cookies shërbimet që i keni kërkuar nuk mund t'ju dorëzohen. Këto cookies do të fshihen automatikisht nga kompjuteri juaj me përfundimin e sesionit aktual ose me mbylljen e shfletuesit. Për shembull, këto cookies mund të përdoren në ueb-faqen tonë për të na i rikujtuar veprimet e mëparshme që ju i keni bërë (si p.sh. plotësimi i një formulari) kur ktheheni në një faqe të mëparshme gjatë të njëjtit sesion.

 

Cookies funksionale ose të qëndrueshme

Ne mund të përdorim cookies funksionale që nuk janë thelbësore, por mundësojnë funksione të ndryshme të dobishme në ueb-faqen tonë. Për shembull, këto cookies mund të përdoren në ueb-faqen tonë për:

ü  Kujtimin e opsioneve të preferuara që keni zgjedhur gjatë vizitës suaj të mëparshme në ueb-faqen, si gjuha, interesat tuaja dhe pamja e ueb-faqes, në mënyrë që të mos i zgjidhni përsëri;

ü  Mbajtjen në mend të përgjigjeve të pyetjeve të parashtruara nga faqet tona të internetit, si për shembull refuzimi për të marrë pjesë në një pyetësor për kënaqësine e përdoruesve, në mënyrë që të mos pyeteni më;

ü  Zbulimin nëse një shërbim ju është ofruar tashmë;

ü  Sigurimin e informacionit për të mundësuar funksionimin e një shërbimi opsional, si p.sh. shikimin e videove në internet;

ü  Sigurimin e informacionit për ATM-në më të afërt duke mbledhur informacione për rajonin në të cilin ndodheni aktualisht (nëse pranoni të ndani një informacion të tillë).

 

2.      Cookies analitike që përfshijnë:

 

Cookies të performancës

 

Ne mund të përdorim cookies të performancës që mbledhin informacione rreth mënyrës se si përdoret ueb faqja jonë, reklamat dhe mesazhet e postës elektronike si dhe për të na njoftuar nëse ndodh ndonjë gabim. Këto cookies mund të përdoren për të mbledhur informacione të detajuara teknike, të tilla si ueb faqet e fundit të vizituara, numrin e faqeve të vizituara, nëse keni hapur disa mesazhe e-mail të caktuara, cilat pjesë të ueb-faqes tonë ose mesazhet e-mail keni klikuar dhe periudhën kohore ndërmjet dy klikimeve. Megjithëse ky informacion mund të lidhet me të dhëna të tilla si adresa juaj IP, domeni ose informacione për shfletuesin, ai analizohet vetëm në një grup me të dhëna nga përdorues të tjerë dhe jo në një mënyrë që mund t'ju identifikojë drejtpërdrejt.

 

Për shembull, këto cookies mund të përdoren në ueb-faqen tonë për:

 

ü  Analizimin dhe përmirësimin e performancës së ueb-faqes tonë, reklamave dhe mesazheve të postës elektronike;

ü  Menaxhimin e performancës dhe dizajnit të ueb-faqes tonë;

ü  Llogaritjen e numrit të përgjigjeve nga reklamat tona për të përmirësuar efikasitetin e reklamave tona;

ü  Numërimin e gabimeve që ndodhin në ueb-faqen tonë për t’i përmirësuar shërbimet tona.

 

Cookies për ridrejtim

 

Ne mund të kemi qasje deri te cookies-at e ridrejtimit që janë dërguar në pajisjen tuaj përmes ueb-faqeve të partnerëve tanë të biznesit. Këto cookies përdoren për të njohur çdo ridrejtim të bërë nga partnerët tanë të biznesit në ueb-faqen tonë dhe nëse vizita e personit të ridrejtuar rezulton në përdorimin e një produkti ose shërbimi nga Banka. Këto informacione mund të ndahen me partnerët tanë të biznesit, por vetëm në mënyrë anonime dhe jo në një mënyrë që mund t'ju identifikojë drejtpërdrejt.

 

Cookies të palëve të treta

 

Përdorimi juaj i ueb-faqes tonë mund të rezultojë në ruajtjen e disa cookies-ve që nuk janë nën kontrollin e Bankës. Kjo mund të ndodhë kur faqja e internetit që po vizitoni përdor analitikë nga palë të treta ose mjet për automatizimin/menaxhimin e reklamimit (si mjetet e ofruara nga Google) ose shfaq përmbajtje nga një ueb-faqe e palëve të treta, si për shembull YouTube ose Facebook. Në këtë mënyrë, ju do të merrni cookies nga shërbimet e asaj pale të tretë dhe Banka mund të mos kontrollojë ruajtjen ose qasjen në këto cookies. Në atë rast, ju rekomandojmë që të lexoni politikat e privatësisë dhe të cookies-ave për këto shërbime të palëve të treta dhe të mësoni se si këto palë të treta i përdorin cookies.

 

3.      Cookies për marketing

 

Cookies për targetim ose reklamim

 

Në ueb-faqen tonë mund të përdorim cookies për targetin ose reklamamin për t'ju dërguar reklama dhe mesazhe reklamuese të përshtatura ndaj interesave tuaja.

Këto cookie mund të mbledhin informacione të detajuara në lidhje me kërkimet tuaja më të shpeshta në ueb-faqen tonë (të tilla si produktet dhe shërbimet mbi të cilat keni klikuar).

Ato mund të përdoren gjithashtu për t'ju njohur kur rivizitoni ueb-faqen tonë. Për shembull, këto cookies mund të përdoren në ueb-faqen tonë për të mbledhur informacion në lidhje me produktet dhe shërbimet e Bankës që keni kërkuar, me qëllim që:

ü  T'ju ofrojmë përmbajtje, rekomandime dhe reklama që ju interesojnë më shumë;

ü  Të personalizojmë dhe drejtojmë në mënyrë më efikase mesazhet e postës elektronike dhe komunikimet e tjera të drejtpërdrejta të reklamave;

ü  Të ndihmojmë në matjen e efikasitetit të një fushate reklamuese.

 

Ueb udhërrëfyesit

 

Ueb-udhërrëfyesit (shenjat aktive) të njohura gjithashtu si teknologjia "single pixel" ose "clear gif" mund të përdoren në ueb-faqen tonë dhe në komunikimet tona. Kjo teknologji na tregon se cilët vizitorë kanë klikuar mbi elementët kryesorë (si lidhjet ose grafika) në ueb-faqen ose adresën e postës elektronike. Kur na kërkoni t'ju dërgojmë informacione promocionale, ne mund të përdorim ueb-udhërrëfyes për të mësuar se cilat mesazhe e-mail do të hapen në të vërtetë. Këto informacione i përdorim për ta optimizuar përmbajtjen, shërbimet dhe komunikimet tona. Udhërrëfyesit e uebit shpesh punojnë së bashku me cookies-at dhe mund të çaktivizohen duke i çaktivizuar cookies-at. Disa programe të postës elektronike dhe ueb shfletues mund të konfigurohen për të parandaluar shkarkimin automatik të fotografive. Kjo gjithashtu do të parandalojë funksionimin e ueb-udhërrëfyesve derisa të vendosni të shkarkoni imazhet.

 

Si të çaktivizoni cookies-at

 

Cilësimet e cookies-ave mund të bëhen përmes opsionit "Cilësimet e cookies-ave", ku mund të modifikohen cookies-at që nuk janë të detyrueshme. Duke klikuar butonin "Nuk pranoj cookies", "cookies-at" analitike dhe të marketingut çaktivizohen, ndërsa "cookies-at" e detyrueshme mbeten aktive sepse janë të nevojshme që faqja e internetit të funksionojë siç pritet. Cookies-at e detyrueshme mund të çaktivizohen përmes shfletuesit të internetit. Gjithashtu, menyja "Help" në shiritin e veglave të shfletuesit të internetit të kompjuterit tuaj i ofron këto informacione për përdoruesit:

ü  Të pranoni të gjitha cookies-at;

ü  Si t’i çaktivizoni cookies-at e palëve të treta;

ü  Si ta vendosni shfletuesin tuaj që t'ju njoftojë kur merrni një cookie të re;

ü  Si t’i fikni plotësisht cookies-at.

 

Çaktivizimi i cookies-ave në këtë mënyrë do të parandalojë vendosjen e cookies-ave të reja, por nuk do të ndalojë funksionimin e cookies-ave të vendosura më parë në pajisjen tuaj, përveç se nëse i fshini të gjitha cookies-at në cilësimet e shfletuesit tuaj. Nëse i fikni plotësisht cookies-at, atëherë ekziston mundësia që faqja e internetit të mos funksionojë siç prisni. Për ta parandaluar këtë, ju rekomandojmë t’i pranoni cookies-at.