Regullullativa

IDENTITETI LIGJOR

Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut (në tekstin në vazhdim IShPRMV) është regjistruar në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga data 2 nëntor e vitit 2009 si një Institucion Shëndetësor Publik. Organizimi, detyrat e punës, marrëdhëniet e ndërsjella dhe përgjegjësitë e të punësuarve janë të rregulluara me aktet ligjore, Statutin dhe Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës.RI

PARIMET E SHËNDETIT PUBLIK

Shëndeti publik është një sistem njohurish dhe aftësish për parandalimin e sëmundjeve, zgjatjen e jetës dhe promovimin e shëndetit përmes përpjekjeve të organizuara të shoqërisë. I.Sh.P. Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut si institucion kombëtar shëndetësor është vija e parë e realizimit të këtij qëllimi, të cilin e realizon nëpërmjet të sigurimit të një niveli të duhur të përsosjes në procesin e ofrimit të shërbimeve të veta, të bazuara në nivelin më të lartë të njohurive të cilat janë në dispozicion dhe të aplikueshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, bazohet në parimet e:

  1.  

POLITIKA E CILËSISË

Политика за квалитет МАК_потпишана alt=

AKREDITIMI DHE CERTIFIKIMI

Duke e ditur rëndësinë e zbatimit të standardeve të cilësisë gjatë punës së tij, I.Sh.P. IShP ka kohë që ka filluar me aktivitetet për zbatimin e tyre. Laboratorët e I.Sh.P. IShP-së, që janë pjesë e Qendrës për Laboratorë Referentë, ishin ndër të parat në Maqedoni që u akredituan sipas kërkesave të standardit ISO 17025:2006. Certifikatin e parë për akreditimin e laboratorëve për testim dhe kalibrim sipas ISO 17025:2006, I.Sh.P. IShP e pranoi më 25.12.2006 nga Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë. Që atëherë I.Sh.P. IShP e përmirëson rregullisht punën e tij dhe i ndjek kërkesat e reja për sigurimin e cilësisë në punë, gjë që konfirmohet edhe nga inspektimet e rregullta vjetore nga Instituti për Akreditim në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ekspertiza dhe kompetenca e laboratorëve konfirmohet edhe nga pjesëmarrja e rregullt e suksesshme në skemat e testimit të kapaciteteve dhe krahasimeve ndërlaboratorike brenda dhe jashtë vendit. Qëllimi kryesor i sistemit të vendosur të cilësisë është plotësimi i kërkesave të rregulloreve dhe dokumenteve të tjera normative si dhe kërkesave të shfrytëzuesve të shërbimeve, gjë që reflektohet nëpërmjet dhënies së rezultateve të sakta dhe cilësore të ekzaminimeve, si dhe respektimit të afateve dhe kryerjen në kohë të aktiviteteve. Të gjithë punonjësit e I.Sh.P. IShP-së janë të njoftuar me Politikën e cilësisë dhe janë të përfshirë në sistemin e dokumentuar të menaxhimit, përdorin procedura dhe udhëzime për punë që i zbatojnë me përpikshmëri në punën e tyre. Për funksionimin e duhur të sistemit të certifikuar të cilësisë përgjegjës është një përfaqësues i caktuar nga udhëheqësia - Menaxheri i cilësisë. Në këtë mënyrë, udhëheqësia e I.Sh.P. IShP-së thekson përkushtimin dhe angazhimin e saj për zhvillim, ndërsa çdo punonjës, në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësitë të veta, kontribuon në përmirësimin e efektivitetit të punës së institucionit. Instituti i Shëndetit Publik përpiqet të jetë në hap me arritjet botërore në fushën e analitikës dhe në çdo moment të jetë i gatshëm për t'iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave të shfrytëzuesve të shërbimeve dhe organeve inspektuese.

Laboratorët që bëjnë pjesë në Departamentin e ekzaminimeve kimike dhe radiologjike, Departamentin e mikrobiologjisë dhe Departamentin e ekzaminimit dhe kontrollit të barnave në I.Sh.P. IShP janë të akredituar për ekzaminimin e ushqimit (cilësia dhe siguria - mikrobiologjia, pesticidet, metalet e rënda, mykotoksinat, radiologjia), ujit të pijshëm, ujit mineral dhe ujërave sipërfaqësore (cilësia dhe siguria, përmbajtja e gama-radionuklideve, aktiviteti alfa dhe beta), tokës dhe sedimenteve atmosferike, materialeve ndërtimore, barnave dhe gjësendeve për përdorim të përgjithshëm (lodra, gjësende nga plastika dhe qeramika) dhe materiale që vijnë në kontakt me ushqimin. Laboratori i kalibrimit është i akredituar për kalibrimin e instrumenteve për detektimin e rrezatimit jonizues. Akreditimi përfshin rreth 100 metoda testimi dhe 4 metoda kalibrimi, ndërsa listën e metodave të akredituara sipas laboratorëve mund ta gjeni në uebfaqen e internetit të Institutit për Akreditim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (LT-005 dhe LK-008).CIM

FINANCIMI

Financimi i aktiviteteve të Institutit sigurohet përmes realizimit të aktiviteteve programore të parashikuara në programet preventive të qeverisë, nga shërbimet për qytetarët dhe pacientët nëpërmjet veprimtarisë laboratorike në bazë të marrëveshjes me Fondin e Sigurimit Shëndetësor të RMV-së, fondeve të siguruara nga donacionet për projekte hulumtuese, fonde të tjera të cilat sigurohen nga shërbimet që Instituti i kryen për prodhuesit, importuesit dhe eksportuesit e barnave, ushqimeve, gjësendeve për përdorim të përgjithshëm, si dhe nga shërbime të tjera brenda kompetencave profesionale të punonjësve të Institutit.

RREGULLATIVA LIGJORE

  1. Ligji për Mbrojtje Shëndetësore;
  2. Ligji për Shëndetin Publik;
  3. Ligji për Mbrojtje të Popullsisë nga Sëmundjet Ngjitëse;
  4. Ligji për Evidencat në Fushën e Shëndetësisë;
  5. Ligji për Ndërprerjen e Shtatzënisë;
  6. Ligji për Sigurimin Shëndetësor;
  7. Ligji për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore („Gazeta Zyrtare e RM-së“ nr. 106/07, 88/10, 36/11, 53/11, 136/11, 11/12, 147/13, 164/13, 27/14, 43/14, 88/15,154/15, 228/15, 7/16, 53/16, 83/18, 113/18, 245/18” dhe „Gazeta Zyrtare e RMV-së” nr. 28/21) si dhe aktet nënligjore;
  8. Rregullore për mënyrën dhe procedurat e ekzaminimit analitik të barnave („Gazeta Zyrtare e RMV-së“ nr. 37/12.02.2021);
  9. Rregullore për mënyrën e kontrollit të cilësisë së barnave dhe mënyrën e njohjes së analizave të serive të barnave („Gazeta Zyrtare e RMV-së“ nr. 37/12.02.2021);
  10. Мonografi nga farmakopea Evropiane, Britanike dhe Amerikane;
  11. Specifikimet e miratuara të cilësisë dhe procedurat analitike të validuara të prodhuesit të barit;
  12. Ligji për sigurinë e produkteve kozmetike Gazeta Zyrtare nr. 55/07; Rregullativa 1223/2009;
  13. Lista e produkteve që konsiderohen si produkte kozmetike, Gazeta Zyrtare nr.156/2007;
  14. Lista e substancave që përdoren gjatë prodhimit të produkteve kozmetike, Gazeta Zyrtare nr.89/2010;
  15. Lista e konzervansëve përdorimi i të cilëve është i lejuar në produktet kozmetike, Gazeta Zyrtare nr.89/2010;
  16. Regullorja për përbërjen dhe mënyrën e shënimit të produkteve kozmetike, Gazeta Zyrtare nr.98/2010;
  17. Regullorja për kriteret e pastërtisë mikrobiologjike dhe kimike të produkteve kozmetike dhe për metodat për verifikimin e këtyre kritereve, Gazeta Zyrtare nr.94/2010;
  18. Rregullorja për lëshimin në treg të gjësendeve për përdorim të përgjithshëm Gazeta Zyrtare 26/83;
  19. Regullore për të dhënat për përbërjen e detergjentëve të cilat duhet të jenë të shënuara në paketim, si dhe rregullat e përgjithshme dhe të veçanta të shënimit të paketimit të detergjentëve, Gazeta Zyrtare nr. 84/2011;
  20. Rregullorja për listën e të dhënave për përbërjen e detergjentëve, Gazeta Zyrtare nr. 84/2011, Urdhëresa për ndalimin e prodhimtarisë, tregtimit dhe përdorimit të detergjentëve pët larje me makinë të produkteve të tekstilit me përmbajtje të fosforit në formë organike ose joorganike me peshë më të madhe se 0,5%;
  21. Ligji për Sigurinë e Ushqimit;
  22. Ligji për Ujërat;
  23. Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin Gjatë Punës;
  24. Ligji për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jonizues dhe Mbrojtja nga Rrezatimi;
  25. Ligji për Arsimin Fillor;
  26. Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve;
  27. Ligji për Kimikaliet;
  28. Ligji për Shëndetin Mendor;
  29. Ligji për Prekursorët;
  30. Ligji për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve;
  31. Ligji për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jonizues dhe Mbrojtja nga Rrezatimi;
  32. Ligji për Mbojtjen nga Pirja e Duhanit;
  33. Ligji për Duhanin, Produktet nga Duhani dhe Produkte të Ngjashme;
  34. Ligji për Mbrojtjen nga Zhurma në Mjedisin Jetësor.