Аkreditimi i laboratorëve

АКREDITIMI DHE CERTIFIKIMI

Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut (I.Sh.P. IShP), si institucion me përvojë shumëvjeçare në veprimtarinë shëndetësore, është i vendosur të ruajë standarde dhe cilësi të lartë në të gjitha veprimtaritë e tij dhe ta përmirësojë vazhdimisht reputacionin e tij. Këtë synim tonin e arrijmë duke zbatuar një Politikë të cilësisë, e cila na obligon një organizim të duhur të punës, ndarjen e kompetencave dhe përgjegjësive që do të sigurojnë praktikë të mirë profesionale dhe do të mundësojnë ruajtjen e standardeve të larta të cilësisë së shërbimeve në të gjitha fushat e punës. Të gjitha aktivitetet në I.Sh.P. IShP kryhen në mënyrë të paanshme, të pavarur, objektive dhe të besueshme.

Duke e ditur rëndësinë e zbatimit të standardeve të cilësisë gjatë punës së tij, I.Sh.P. IShP ka kohë që ka filluar me aktivitetet për zbatimin e tyre. Laboratorët e I.Sh.P. IShP-së, që janë pjesë e Qendrës për Laboratorë Referentë, ishin ndër të parat në Maqedoni që u akredituan sipas kërkesave të standardit ISO 17025:2006. Certifikatin e parë për akreditimin e laboratorëve për testim dhe kalibrim sipas ISO 17025:2006, I.Sh.P. IShP e pranoi më 25.12.2006 nga Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë. Që atëherë I.Sh.P. IShP e përmirëson rregullisht punën e tij dhe i ndjek kërkesat e reja për sigurimin e cilësisë në punë, gjë që konfirmohet edhe nga inspektimet e rregullta vjetore nga Instituti për Akreditim në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ekspertiza dhe kompetenca e laboratorëve konfirmohet edhe nga pjesëmarrja e rregullt e suksesshme në skemat e testimit të kapaciteteve dhe krahasimeve ndërlaboratorike brenda dhe jashtë vendit.

Qëllimi kryesor i sistemit të vendosur të cilësisë është plotësimi i kërkesave të rregulloreve dhe dokumenteve të tjera normative si dhe kërkesave të shfrytëzuesve të shërbimeve, gjë që reflektohet nëpërmjet dhënies së rezultateve të sakta dhe cilësore të ekzaminimeve, si dhe respektimit të afateve dhe kryerjen në kohë të aktiviteteve. Të gjithë punonjësit e I.Sh.P. IShP-së janë të njoftuar me Politikën e cilësisë dhe janë të përfshirë në sistemin e dokumentuar të menaxhimit, përdorin procedura dhe udhëzime për punë që i zbatojnë me përpikshmëri në punën e tyre. Për funksionimin e duhur të sistemit të certifikuar të cilësisë përgjegjës është një përfaqësues i caktuar nga udhëheqësia - Menaxheri i cilësisë. Në këtë mënyrë, udhëheqësia e I.Sh.P. IShP-së thekson përkushtimin dhe angazhimin e saj për zhvillim, ndërsa çdo punonjës, në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësitë të veta, kontribuon në përmirësimin e efektivitetit të punës së institucionit.

Instituti i Shëndetit Publik përpiqet të jetë në hap me arritjet botërore në fushën e analitikës dhe në çdo moment të jetë i gatshëm për t'iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave të shfrytëzuesve të shërbimeve dhe organeve inspektuese. Laboratorët që bëjnë pjesë në Departamentin e ekzaminimeve kimike dhe radiologjike, Departamentin e mikrobiologjisë dhe Departamentin e ekzaminimit dhe kontrollit të barnave në I.Sh.P. IShP janë të akredituar për ekzaminimin e ushqimit (cilësia dhe siguria - mikrobiologjia, pesticidet, metalet e rënda, mykotoksinat, radiologjia), ujit të pijshëm, ujit mineral dhe ujërave sipërfaqësore (cilësia dhe siguria, përmbajtja e gama-radionuklideve, aktiviteti alfa dhe beta), tokës dhe sedimenteve atmosferike, materialeve ndërtimore, barnave dhe gjësendeve për përdorim të përgjithshëm (lodra, gjësende nga plastika dhe qeramika) dhe materiale që vijnë në kontakt me ushqimin. Laboratori i kalibrimit është i akredituar për kalibrimin e instrumenteve për detektimin e rrezatimit jonizues.

Akreditimi përfshin rreth 100 metoda ekzaminimi dhe 4 metoda kalibrimi, ndërsa listën e metodave të akredituara sipas laboratorëve mund ta gjeni në këtë link:

 

CERTIFIKATA PËR AKREDITIM

Riakreditimi i fundit i laboratorëve për testim është bërë në dhjetor të vitit 2022 me një periudhë vlefshmërie të certifikatit deri më 24.12.2026 (LT-005), ndërsa për laboratorin e kalibrimit në prill të vitit 2022 me një periudhë vlefshmërie të certifikatit deri më 22.04.2026 (LK-008).

  
 

POLITIKA E CILËSISË

Политика за квалитет МАК_потпишана alt=
 

Personi për kontakt lidhur me akreditimin

D-r. ing. Maja Dimitrovska, spec. e kimisë sanitare

Menaxhere e cilësisë

Telefoni:+389 (0)75 356 892

Email: m.dimitrovska@iph.mk