Njësia e përpunimit statistikor të të dhënave shëndetësore dhe e menaxhimit të IT-së

Njësia e përpunimit statistikor të të dhënave shëndetësore dhe e menaxhimit të IT-së, në kuadër të Departamenti i statistikës shëndetësore dhe i publicistikës

Informacion për veprimtarinë e cila realizohet në Njësia e përpunimit statistikor të të dhënave shëndetësore dhe e menaxhimit të IT-së

  1. përgatitje të detyrave programore dhe programeve për shfrytëzimin e bazës së të dhënave;
  2. analizim të zgjidhjeve software-ike me qëllim përmirësimin e projektimit dhe programimit;
  3. azhurnim dhe kompletim të dokumentacionit programor për përpunim elektronik dhe shfrytëzim optimal të të dhënave;
  4. plotësim dhe përsosje të sistemit informatik shëndetësor (SI);
  5. bashkëpunim me shfrytëzuesit gjatë vendosjes dhe ndërtimit të SI;
  6. krijim të pamjes së informatave dalëse dhe përgatitjen e sistem analizave;
  7. përgatitje të udhëzuesit për përgatitje dhe përfshirje të të dhënave nëpërmjet SI;
  8. ndjekje dhe analizim të funksionimit të SI;
  9. аdministrim dhe mirëmbajtje të sistemeve operative, bazave të të dhënave dhe zgjidhjeve aplikative software-ike që janë në përdorim në IShP;
  10. administrim dhe mirëmbajtje të zgjidhjeve aplikative software-ike;
  11. mirëmbajtje të rrjetit kompjuterik të IShP-së dhe të gjitha lidhjeve të tjera të komunikimit;
  12. sigurim të arkivimit të sigurt dhe në kohë të të dhënave;
  13. аdministrim dhe mirëmbajtje të sistemeve për sigurinë e të dhënave nga hyrja dhe shfrytëzimi i paautorizuar, që janë në interes të IShP-së;
  14. аdministrim dhe mirëmbajtje të sistemit për mbrojtje nga viruset të sistemit informatik të IShP-së;
  15. përkujdesje për përdorimin dhe funksionimin e drejtë të infrastrukturës së nevojshme për funksionimin e pajisjeve kompjuterike (energji, mbrojtje kundër zjarrit, aklimatizim, kontroll i lëvizjes në sallën e sistemit);
  16. përgatitje të publikimeve, informacionit, analizave, broshurave dhe materialeve të tjera nëpërmjet in-design-it në format PDF për nevojat e Departamentit të statistikës shëndetësore dhe publicistikës, si dhe për nevojat e të gjithë departamenteve të IShP-së së RMV-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë të R. së Maqedonisë së Veriut;
  17. mirëmbajtje teknike të teknologjisë kompjuterike dhe të tjera (kompjuterë, shtypës, skanerë, pajisje audio-video dhe të tjera) që përdoren në ISnP dhe mirëmbajtje të rrjetit;
  18. kryerje të vlerësimit të materialit arkivor dhe përgatitje të regjistrit të materialit arkivor;
  19. përpilim të planit të shenjave arkivore dhe listës së materialit arkivor me vlerë permanente;
  20. ruajtje dhe manipulimin me shembujt arkivor sipas ligjit për material arkivor dhe akteve nënligjore;
  21. inventarizim të materialit të dokumentuar dhe përgatitje të tij për ruajtje dhe anulim;
  22. zbatim të masave për mbrojtjen e materialeve arkivore dhe dokumenteve nga dëmtimi fizik dhe kimik;
  23. rregullimin sistematik të materialit arkivor me qëllim dorëzimin tek arkivi i R. së Maqedonisë së Veriut.

 

Informacion për kontakt

Personi për kontakt: D-r. Gjylten Zendeli, specialiste e mjekësisë së punës

Telefoni: +389 71 363 174 / 02 312 50 44 lok.15

E-mail gyltene68@gmail.com

Orari i punës: Çdo ditë pune nga ora 07:30 deri më 15:30