Njësia e promovimit të shëndetit dhe e menaxhimit në shëndetësi
Njësia e promovimit të shëndetit dhe e menaxhimit në shëndetësi, në kuadër të
Departamenti i promovimit të shëndetit dhe i ndjekjes së sëmundjeve
Informacion për veprimtarinë e cila realizohet në
Njësia e promovimit të shëndetit dhe e menaxhimit në shëndetësi
zbaton veprimtari edukativo-shëndetësore nëpërmjet përpilimit të programeve specifike kombëtare dhe globale për edukim shëndetësor;
organizon dhe zbaton fushata promovuese shëndetësore, punëtori edukative, tribuna dhe manifestime të tjera;
ndjek realizimin e tyre dhe bën vlerësimin e rezultateve;
bashkëpunon me institucione ndërkombëtare për realizimin e aktiviteteve në lidhje me promovimin e shëndetit;
mundëson asistencë profesionale-metodologjike atje ku ka nevojë për një gjë të tillë;
merr pjesë në veprimtarinë edukative dhe edukimin e kuadrove shëndetësore të të gjitha profileve, nga fusha e edukimit shëndetësor;
bashkëpunon ngushtë me mjetet për informim të publikut, organizatat humanitare, shoqatat dhe asociacionet nga vendi dhe bota;
realizon veprimtari publicistike duke përgatitur publikime dhe materiale shëndetësore edukative (udhëzues, pamfleta, etj.);
zbaton projekte shkencore hulumtuese nga fusha e shëndetësisë;
përcjell dhe analizon sistemin e financimit të veprimtarisë shëndetësore dhe propozon masa për përmirësimin e tij;
bën analizë të gjendjes materiale-financiare në shëndetësi (Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe organizatave shëndetësore);
bën analizë të shpenzimeve për mbrojtje shëndetësore në sektorin publik dhe atë privat, sipas veprimtarive;
ndjek dhe analizon koston e disa shërbimeve të veçanta shëndetësore të përcaktuara me pakon themelore të shërbimeve;
i përcjell dhe analizon indikatorët shëndetësorë për shpenzimet në shëndetësi;
bën vlerësimin e aktivitetit funksional dhe shfrytëzimit të shërbimit shëndetësor;
zgjedh, përgatit dhe analizon indikatorë demografik dhe indikator të tjerë për vlerësimin e nevojave dhe kërkesave të popullatës për lloje të caktuara të mbrojtjes shëndetësore (sipas grupeve të definuara të popullatës);
merr pjesë në avancimin e metodologjisë dhe përzgjedhjes së të dhënave për analizë ekonomike të mbrojtjes shëndetësore të popullatës;
merr pjesë në përgatitjen dhe realizimin e projekteve shkencore dhe profesionale nga fusha e organizimit, ekonomikës dhe informatikës në shëndetësi;
siguron asistencë profesionale-metodologjike për organizatat shëndetësore nga fusha e mjekësisë sociale dhe ekonomikës në shëndetësi;
realizon avancim edukativ dhe profesional të kuadrove mjekësore dhe kuadrove të tjerë të profileve të ndryshme, nga fusha e ekonomikës në shëndetësi.
Informacion për kontakt
Personi për kontakt: Prim. d-r. Vesna Stambolieva, specialiste e mjekësisë sociale me organizim të veprimtarisë shëndetësore, udhëheqëse e Njësisë