Historia

Institucionalizimi i veprimtarisë preventive në rajonin e Maqedonisë së Veriut ka filluar në vitet njëzet të shekullit të kaluar. Enti i higjienës, funksioni i të cilit ka qenë mbrojtja dhe promovimi i shëndetit të njerëzve është formuar në vitin 1924 nën patronatin e D-r. Andrija Shtampar dhe me pjesëmarrje të Fondacionit Rokfeler në Shkup. Ky institucion shëndetësor me karakter preventiv ka vepruar në kushte kur karakteristikë kryesore e patologjisë kombëtare në atë periudhë kanë qenë sëmundjet ngjitëse.

Themelet e organizimit modern dhe të arritjeve në mbrojtjen shëndetësore preventive në Maqedoninë e Veriut dhe Institutit të Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut si institucion më i lartë i specializuar në atë fushë janë vënë pak para Luftës së Dytë Botërore.

Si rezultat i aktiviteteve të IShPRMV-së për përmirësimin e furnizimit me ujë deri në vitin 1990, tashmë 70 përqind e popullatës në zonat rurale konsumon ujë higjienikisht të rregullt në shtëpitë e tyre, sipas kritereve të OBSH-së.

Malaria, tifoja dhe poliomieliti janë çrrënjosur.

Numri i sëmundjeve ngjitëse është në rënie të vazhdueshme.

Deri në vitin 2009 institucioni mbante emrin Instituti Republikan për Mbrojtje Shëndetësore. Me reformat në shëndetësi dhe zhvillimin e veprimtarisë shkencore, institucioni riemërtohet si Institut i Shëndetit Publik, në kuadër të të cilit funksionojnë laboratorë të akredituar për ekzaminimin e ujit, ushqimit, barnave, gjësendeve për përdorim të përgjithshëm... që njëkohësisht janë laboratorë referent edhe për Maqedoninë e Veriut dhe për rajonin më të gjerë.

Një përparim i rëndësishëm është bërë edhe në zbatimin e standardeve evropiane përmes edukimit, promovimit dhe vlerësimit në fushën e shëndetësisë.

Zbatimi i HASAP përmes kurseve edukative.

VEPRIMTARIA kryesore e Institutit të Shëndetit Publik është kujdesi për preventivën shëndetësore të popullatës që realizohet nëpërmjet monitorimit, hulumtimit dhe analizimit të gjendjes shëndetësore, shkaqeve për shfaqjen dhe përhapjen e sëmundjeve ngjitëse dhe jo ngjitëse me rëndësi epidemiologjike dhe sociale-mjekësore, ndikimin tek faktorët ekologjik dhe marrjes së masave për mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit të njerëzve.

Veprimtaria e IShP-së, e definuar në Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore dhe aktet e tjera ligjore, realizohet nëpërmjet grumbullimit, përpunimit dhe analizës së të dhënave, organizimit dhe planifikimit të mbrojtjes shëndetësore, studimit dhe ndjekjes të kushteve higjienike dhe kushteve të tjera për mbrojtjen e ajrit, produkteve ushqimore, gjësendeve për përdorim të përgjithshëm, ujit të pijshëm, ujërave të zeza dhe mbeturinave të ngurta, nëpërmjet pjesëmarrjes në mbikëqyrjen sanitare preventive ndaj objekteve ndërtimore dhe objekteve të tjera, monitorimit dhe zbatimit të masave për mbrojtjen aktive të popullatës nga sëmundjet ngjitëse dhe sëmundjet e tjera, studimit të ushqyerjes dhe propozimit të masave për eliminimin e pasojave nga ushqimi jo i shëndetshëm, mbajtjes së statistikës shëndetësore, përcaktimit dhe zbatimit të një doktrine unike profesionale-metodologjike, propozimit dhe pjesëmarrjes në programe unike shëndetësore, kryerjes së analizave laboratorike referente, koordinimit të Qendrave të mbrojtjes shëndetësore në Maqedoninë e Veriut, përcaktimit dhe zbatimit të masave gjatë fatkeqësive natyrore, aksidenteve, gjendjes së jashtëzakonshme, pjesëmarrjes në veprimtari edukative dhe krijimit dhe zbatimit të doktrinave mjekësore profesionale në fushën e tij.

Kontrolli i barnave, substancave mjekësore dhe produkteve ndihmëse mjekësore, produkteve për higjienë dhe preparateve kozmetike.

IShP është qendër referente për përcaktimin dhe kontrollin e agjensëve të dëmshëm biologjikë dhe kimikë.

Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut i koordinon detyrat që burojnë nga regullativa ligjore në bashkëpunim me Qendrat Rajonale të mbrojtjes shëndetësore, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Punëve të Brendshme, institutet dhe institucionet e tjera shëndetësore nga shëndetësia publike dhe private, pushtetin lokal, organizatat joqeveritare, biznesmenët, prodhuesit, shoqëritë tregtare dhe subjektet e tjera që në baza të ndryshme kanë lidhje me veprimtarinë e kryer nga ky institucion.

Bashkëpunimi me Institutin e Shëndetit Publik është në interes të popullatës së Maqedonisë së Veriut, sepse mbrojtja shëndetësore preventive është postulat për jetë të shëndetshme dhe të gjatë.