Nëse e vizitoni ueb-faqen të ISHP-së, kjo do të thotë që ju keni lexuar përmbajtjen e dokumentit të Politikës së Privatësisë. Gjatë njoftimit me ueb-faqen tonë dhe këtë Politikë të Privatësisë, ju pranoni dhe pajtoheni me kushtet e përcaktuara në të.
Informacionet në këtë ueb-faqe janë të natyrës publike, kanë për qëllim informimin dhe janë të dedikuara për njoftimin e vazhdueshëm të anëtarëve të ISHP-së.
ISHP-ja bën çdo përpjekje për t’i përditësuar në kohë të gjitha informacionet në ueb-faqen, si dhe për t’i eliminuar gabimet teknike dhe faktike që mund të shfaqen herë pas here, ISHP-ja pranon vërejtje nga anëtarët e ISHP-së për çdo gabim të paqëllimshëm ose teknik.
Kjo politikë e privatësisë ofron informacione të përgjithshme në lidhje me përpunimin e të dhënave personale kur e vizitoni ueb-faqen tonë dhe/ose përdorni ndonjë nga shërbimet tona administrative nëpërmjet saj. Ne i mbledhim vetëm ato të dhëna personale që janë të domosdoshme për të përmbushur detyrat, obligimet dhe kompetencat tona ligjore.
Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave personale
Ju mund ta përdorni ueb-faqen tonë pa i zbuluar të dhënat tuaja personale. Nuk ju kërkohet të jepni të dhëna personale si kusht për përdorimin e ueb-faqes, përveç se nëse është e nevojshme për t'ju dorëzuar informacion që ka të bëjë me kërkesën tuaj. Kur e përdorni ueb-faqen tonë mund të mblidhen të dhëna për t'ju ofruar informacionet që kërkoni.
Ne mbledhim të dhëna personale kur ju i dorëzoni ato tek ne përmes formularit për kontakt vetëm për qëllimin e përpunimit të kërkesës tuaj, si pjesë e një kërkese për shërbime, pyetje ose kërkesa për materiale që nevojiten rreth veprimtarisë së ISHP-së dhe situatave të tjera të ngjashme në të cilat ju keni zgjedhur të na jepni informata. Baza e të dhënave dhe përmbajtja e saj mbeten në ISHP, në procesorët ose serverët e të dhënave që janë nën kontrollin tonë ose nën kontrollin e partnerëve tanë, pra të kompanisë që bën mirëmbajtjen e kësaj ueb-faqe dhe e cila është e detyruar me kontratë t’i mbrojë të dhënat personale në të cilat do të ketë qasje. Të dhënat personale përpunohen në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Të dhënat e kujt i mbledhim
Ne mund të mbledhim të dhëna në lidhje me kategoritë e mëposhtme të personave:
ü Vizitorët në ueb-faqen tonë info@iph.mk;
ü Personat që kërkojnë qasje në informacion të karakterit publik në bazë të Ligjit për Qasje të Lirë në Informata të karakterit publik; Pjesëmarrësit nëpër trajnime, konferenca dhe evenimente - Të dhënat personale për qëllime të zhvillimit të trajnimeve dhe ngjarjeve të organizuara nga ISHP.
Kategoritë e të dhënave që përpunohen
Kur e vizitoni serverin tonë të ueb-faqes, për çdo vizitor krijohen regjistra me të dhënat e mëposhtme:
ü Adresa juaj e Protokollit të Internetit (IP);
ü Pajisja nga e cila po futeni, lloji dhe modeli;
ü Sistemi juaj operativ;
ü Lloji i shfletuesit, shtojcat dhe versioni;
ü Faqet që vizitoni në ueb faqen tonë dhe koha që kaloni në secilën faqe;
ü URL-ja e faqes që ju referoi në ueb-faqen tonë dhe në disa raste, termet që keni përdorur në përpjekje për ta gjetur faqen e ISHP-së;
ü Gjuha e shfletuesit që po përdorni;
ü Shteti (përcaktohet nga adresa IP).
ü Regjistrat e serverit fshihen automatikisht brenda 30 ditëve, përveç nëse rrethanat kërkojnë mbajtje më të gjatë, për shembull, për të hetuar një virus ose sulm me qëllim të keq.
Si i mbledhim të dhënat personale
Ne i mbledhim të dhënat personale përmes:
ü përdorimit tuaj të ueb-faqes, duke përfshirë këtu formularët e aplikimit;
ü përmes emailit tonë: info@iph.mk;
ü përmes postës;
ü me faks;
ü gojarisht.
Ne nuk u përcjellim të dhëna për ju dhe/ose vizitën tuaj në ueb-faqen tonë palëve të treta, përveç në rastet e mëposhtme:
ü Me kërkesë të gjykatës, policisë apo trupave dhe organeve të tjera për ushtrimin e kompetencave të tyre dhe vetëm nëse ka bazë ligjore për këtë.
Koha e ruajtjes së të dhënave të mbledhura
Të dhënat që mbledhim ruhen në përputhje me ligjin dhe periudhën e nevojshme për të arritur qëllimin e përpunimit.
Cilat janë të drejtat tuaja?
Të drejtat tuaja në lidhje me përpunimin e të dhënave personale janë:
ü e drejta për t'u informuar për përpunimin e të dhënave personale;
ü e drejta e qasjes në të dhënat personale;
ü e drejta për korrigjim dhe fshirje të të dhënave personale;
ü e drejta për të kufizuar përpunimin e të dhënave personale;
ü e drejta e kundërshtimit.
E drejta e tërheqjes
Ju keni të drejtë në çdo kohë të tërhiqni pëlqimin tuaj për përdorimin e të dhënave tuaja personale në të ardhmen. Njëlloj si më parë, thjesht dërgoni një e-mail në adresën e dhënë në imprint, përveç në rastet parapara me ligj.
Ndryshimi i politikës së privatësisë
Politika e privatësisë do të ndryshohet dhe plotësohet rregullisht sipas ndryshimeve dhe aktiviteteve tona.