Departamenti i promovimit të shëndetit dhe i ndjekjes së sëmundjeve

 

Masa dhe aktivitete në kompetenca të Departamenti i promovimit të shëndetit dhe i ndjekjes së sëmundjeve

  1. planifikon, koordinon, zbaton dhe evaluon aktivitete për promovimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve,
  2. ndjek gjendjen shëndetësore të popullatës, sistemin e organizimit dhe financimit të mbrojtjes shëndetësore,
  3. merr pjesë në përgatitjen dhe zbatimin e programeve të veçanta nga veprimtaria shëndetësore,
  4. propozon masa për zgjidhjen e nevojave shëndetësore të popullatës,
  5. përcakton prioritete për plotësimin e nevojave dhe përmirësimin e gjendjes shëndetësore të popullatës,
  6. kryen ekspertizë profesionale për krijimin e politikave të shëndetit publik të bazuara në prova,
  7. merr pjesë në hartimin e ligjeve kombëtare në fushën e shëndetësisë, strategjive kombëtare dhe ndërkombëtare, planeve aksionare, standardeve dhe normativave, programeve preventive të shëndetit publik, indikatorëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë për monitorimin dhe vlerësimin e gjendjes shëndetësore dhe mbrojtje shëndetësore të grupeve të cenueshme të popullatës,
  8. realizon veprimtari publicistike duke përgatitur publikime dhe materiale shëndetësore edukative (udhëzues, pllakate, etj.),
  9. zbaton projekte shkencore hulumtuese nga fusha e shëndetësisë,
  10. bashkëpunon me institucione ndërkombëtare dhe kombëtare nga vendi dhe jashtë vendit,
  11. zhvillon veprimtari mësimore dhe edukative në fushën e mjekësisë sociale dhe të shëndetit publik,
  12. mundëson asistencë profesionale-metodologjike për organizatat shëndetësore në fushën e mjekësisë sociale, edukimit shëndetësor dhe ekonomikës në shëndetësi.

Informacion për kontakt:

Personi për kontaktProf. d-r. Elena Qosevska, specialiste e mjekësisë sociale me organizim të veprimtarisë shëndetësore, udhëheqëse Departamenti

Telefoni: +389 70 392 676 / 02 312 50 44 lok. 31

E-mailkosevska@yahoo.com / e.kosevska@iph.mk