Paraqet një njësi organizative-teknike e cila bashkon një pjesë të laboratorëve në I.Sh.P. IShP të RMV-së. Segmenti laboratorik i aktiviteteve dhe detyrave të IShP-së të përcaktuara me Ligjin për Shëndetin Publik të RMV-së realizohet plotësisht. Organizimi, detyrat, kompetencat dhe përgjegjësitë e punonjësve rregullohen me Statutin dhe Rregulloren për organizimin dhe sistematizimin e brendshëm të vendeve të punës në I.Sh.P. IShP të RMV-së.
Ekzaminimet laboratorike kryhen në përputhje me standardet dhe rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare në fuqi, me ç’rast bëhet një kujdes i vazhdueshëm për nevojat dhe kërkesat e shfrytëzuesve dhe një rritje e vazhdueshme të nivelit të besueshmërisë së rezultateve.
Cilësia në kryerjen e analizave laboratorike sigurohet nëpërmjet përgatitjes dhe respektimit të standardeve dhe udhëzimeve të harmonizuara profesionale, avancimit të vazhdueshëm profesional të punonjësve në fushën e shëndetit publik, zbatimit dhe mirëmbajtjes të një sistemi laboratorik për menaxhimin dhe akreditimin e laboratorëve.