USHQYERJA
Analizë e karakteristikave antropometrike të statusit nutritiv të popullatës (përcaktimi i të ushqyerit fiziologjik dhe të gjitha formave të tjera të çrregullimeve të ushqyerjes, nga kequshqyerja deri te mbipesha dhe obeziteti);
Analizë e karakteristikave nutritive të ushqyerjs së grupeve të veçanta të popullatës (përcaktimi i sasisë së makro dhe mikronutrientëve në ushqim dhe karakterizimi i tyre në raport me konsumin e rekomanduar ditor);
Vlerësimi i përbërjes së trupit (me ndihmën e impedancës bioelektrike).
KONTROLLE SHËNDETËSORE-HIGJIENIKE
Kontrollet shëndetësore - higjienike kryhen sipas kushteve, afateve dhe mënyrës së përcaktuar në rregullore dhe në bazë të kritereve të përcaktuara në Ligjin për Mbrojtje të Popullatës nga Sëmundjet Ngjitëse.
Si kryhen këto kontrolle?
Kontrollet shëndetësore - higjienike (sanitare) kryhen sipas një protokolli rigoroz të definuar, për të cilin mund të lëxoni këtu
Kush duhet tu nënshtrohet këtyre kontrolleve dhe në sa kohë është e detyrueshme që të kryhen ato?
Më shumë detaje për atë se kush bën pjesë në listën e personave që i nënshtrohen këtyre kontrolleve dhe afatet për kryerjen e tyre mund të lexoni këtu:
Çfarë përfshin kontrolli shëndetësor - higjienik?
Lëshimi i librezës sanitare
Librezën sanitare e merr personi të cilit i është kryer kontrolli ose përfaqësuesi i kompanisë i cili është i autorizuar për t’i marrë librezat sanitare.
Ku kryhen këto kontrolle?
Mënyra e pagesës
Me para në dorë ose me faturë.
USHQYERJA
Detyra kryesore e kësaj Njësie lidhur me ushqyerjen është monitorimi dhe studimi i rreziqeve shëndetësore që i kanosen popullatës në RMV e që burojnë nga ushqimi, në veçanti të grupeve të cenueshme të popullatës, dhe të propozojë masat e duhura për përmirësim, në pajtim me njohuritë e reja shkencore në fushën e ushqyerjes. Kryen ekzaminime të ushqyerjes dhe statusit nutritiv të grupeve të popullatës me ekzaminime dietike, antropometrike, laboratorike dhe funksionale, ndërsa në bashkëpunim me ekipet e Qendrave të Shëndetit Publik në RMV ndjek rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve dhe nxënësve në të gjithë vendin.
KONTROLLE SHËNDETËSORE-HIGJIENIKE
Kontrollet shëndetësore - higjienike kryhen me qëllim të parandalimit të sëmundjeve ngjitëse të punonjësve në veprimtaritë e caktuara me Rregulloren për mënyrën e kryerjes, përmbajtjen e kontrolleve, llojet e kontrolleve dhe afatet për kryerjen e kontrolleve të detyrueshme shëndetësore - higjienike të punonjësve (G. Zyrtare e RM-së, nr.152/2007 dhe nr.8/2008) si dhe për sigurinë shëndetësore të personave që shfrytëzojnë shërbimet e këtyre veprimtarive.