Njësia e imunizimit dhe e sëmundjeve të vaksinueshme-parandaluese

Njësia e imunizimit dhe e sëmundjeve të vaksinueshme-parandaluese, në kuadër të Departamenti i epidemiologjisë së sëmundjeve ngjitëse

Informacion për veprimtarinë e cila realizohet në Njësia e imunizimit dhe e sëmundjeve të vaksinueshme-parandaluese

Kjo Njësi bën kontrollimin e realizimit të imunizimit të detyrueshëm në të gjitha nivelet dhe ofron ndihmesë profesionale metodologjike nëpërmjet inspektimeve në terren. Gjatë inspektimeve në terren një vëmendje e veçantë i kushtohet mbulimit të personave që i nënshtrohen imunizimit, zbatimit të tij në kohë, ruajtjes dhe transportimit të vaksinave, mirëmbajtjes së zinxhirit të ftohtë, aplikimit korrekt të vaksinave. Në terren bëhet edhe kontrolli i të dhënave të dorëzuara për personat që i nënshtrohen vaksinimit nga shërbimet kompetente. Ndiqet shfaqja e reaksioneve të padëshiruara pas vaksinimit, me qëllim të monitorimit të sigurisë së vaksinave qtë përdoren në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Publikimet:

  1. Raporte javore (PAF),
  2. Buletine mujore (PAF),
  3. Informacion dhe raporte aktuale,
  4. Raporte vjetore (PAF, imunizimi, reaksionet e padëshiruara) 

 

Masa dhe aktivitete në kompetenca të Njësia e imunizimit dhe e sëmundjeve të vaksinueshme-parandaluese

  1. Ndjek dhe kontrollon realizimin e vaksinimit të detyrueshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut (sipas Kalendarit të vaksinimit), përmes kontrolleve të rregullta në terren dhe raporteve të mbulimit me vaksinim, duke siguruar ndihmesë profesionale-metodologjike (identifikimin e mangësive dhe propozimin e masave për eliminimin e tyre)
  2. Përgatit informacion periodik dhe raporte vjetore për realizimin e vaksinimit të detyrueshëm në Maqedoninë e Veriut me mbulimin e realizuar dhe propozim masa për përmirësimin e mbulimit.
  3. Ndjek, heton dhe raporton për reaksionet e padëshiruara të raportuara pas vaksinimit.
  4. Realizon fushatë mediatike në nivel kombëtar për përfitimet e vaksinimit tek popullata.
  5. Pas pranimit të një raportimi për rast me PAF menjëherë bëhet inspektim në terren, bëhet anketim epidemiologjik, kontrollohet statusi i vaksinimit të personit të prekur dhe kontaktet e tij, që dërgohet në laborator referent për polioviruse pranë OBSH-së në Sofje, Bullgari.
  6. Organizon seminare rajonale për punonjësit shëndetësorë me qëllim prezantimin e gjendjes aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe qëllimet e parapara me Programin e azhurnuar.  
  7. Përpunon raportet dhe anketat epidemiologjike për morbilin dhe/ose rubeolën, fut të dhënat në data bazë dhe bën analizë të tyre.
  8. Koordinon dhe ndjek në vazhdimësi të gjitha aktivitetet në nivel rajonal dhe lokal, kryen inspektime në terren dhe propozon dhe ndërmerr masa dhe aktivitete.
  9. Informon në vazhdimësi për tendencat e lëvizjes së fruthit në vendin tonë dhe në botë, si dhe ofron rekomandime dhe dokumente të tjera të shkruara për OBSH-në, ECDC-në.
  10. Bën dizajnin e metodologjisë dhe zbatimin e studimit të seroprevalencës të antitrupave për fruthin, linë dhe shytat, me qëllim vërtetimin e mbulimit me vaksinim, detektimin e lëshimeve gjatë vaksinimit, zbulimin e grupeve të cenueshme.
  11. Gjatë shfaqjes së dyshimeve për një epidemi të sëmundjeve të vaksinueshme – parandaluese bën inspektim epidemiologjik në terren dhe sipas vlerësimit përgatit informacion me rekomandime dhe propozim masa, përgatit raporte javore dhe/ose mujore. 
  12. Organizon fushata në nivel kombëtar për ngritjen e vetëdijes tek prindërit për sigurinë dhe përfitimet e vaksinave.
  13. Оrganizon punëtori edukative me punonjës shëndetësorë për prezantimin e risive dhe për azhurnimin e njohurive, punëtori për zhvillimin e aftësive komunikuese me prindër.

Informacion për kontakt

Personi për kontakt: Udhëheqëse e Njësisë: D-r. Katerina Stavridis

Telefoni:  +389 2 3125 044 lok. 04

E-mail:  ijz.epidemiologija@gmail.com

Orari i punës: Çdo ditë pune: nga ora 07:30 deri më 15:30


Personi për kontakt: Specialist epidemiolog në Njësi – D-r. Katerina Qirkoviq Kolevska

E-mail: ijz.epidemiologija@gmail.com

Orari i punës: Çdo ditë pune: nga ora 07:30 deri më 15:30