Njësia e burimeve njerëzore, e marrëdhënieve me publikun dhe e logjistikës zbaton legjislacionin mbi bazë të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, Ligjin për Mbrojtjen Shëndetësore, Ligjin për të Punësuarit në Sektorin Publik, Ligjin për Arsimin, Marrëveshjen Kolektive për të punësuarit në institucionet shëndetësore publike nga fusha e shëndetësisë dhe politikës sociale, dhe ligje të tjera që kanë të bëjnë me ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve të punonjësve.
Zbatimi i akteve të brendshme që burojnë nga legjislacioni, Akti për organizimin e brendshëm, Akti për sistematizimin e vendeve të punës dhe Rregulloret që burojnë nga aktet e cituara (Rregulloret që e rregullojnë marrëdhënien e dyfishtë të punës, edukimin dhe specializimin e punonjësve, kompensimin e dëmit mbi bazë të lëndimeve, rasteve të vdekjes...)
Kjo Njësi është në komunikim të drejtpërdrejtë me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës mbi bazë të zbatimit të Ligjit për të Punësuarit në Sektorin Publik, Katalogut të vendeve të punës dhe azhurnimit të të dhënave në HRMIS, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Kjo Njësi nëpërmjet personit për marrëdhënie me publikun, kujdeset për qasjen e mediave në informacionet me të cilat disponon Instituti.
Kjo Njësi e menaxhon dhe organizon të gjithë logjistikën në Institucion.