Njësia e ekzaminimit të ujërave

Njësia e ekzaminimit të ujërave, në kuadër të Departamenti i ekzaminimeve kimike dhe radiologjike

Informacion për veprimtarinë e cila realizohet në Njësia e ekzaminimit të ujërave

Në këtë Njësi monitorohet rregullshmëria shëndetësore e ujit të pijshëm, në pajtim me rregulloret ligjore, rregullshmëria shëndetësore e ujërave minerale (të ambalazhuara); cilësia higjienike e ujërave të zeza sipërfaqësore dhe të ndotura nga aspekti shëndetësor-ekologjik, me ndihmën e analizave kimike sanitare (analiza kimiko-toksikologjike).

Kjo Njësi është e akredituar sipas (MKC EN ISO/IEC 17025:2018) për përcaktimin e parametrave fiziko-kimikë në të gjitha llojet e ujërave.

Njësia është e pajisur me një instrument për kromatografi jonike IC Dionex Aquion për përcaktimin e anioneve dhe kationeve të tretura në ujë.

Në këtë Njësi kryhen këto metoda të akredituara:

  1. Përcaktimi i рН (МКC ISO 10523:2008);
  2. Përcaktimi i përçueshmërisë elektrike (ISO 7888);
  3. Përcaktimi i indeksit të permanganatit (Konsumi i КMnO4) (ISO 8467);
  4. Përcaktimi i klorideve sipas Mohr (ISO 9297);
  5. Përcaktimi i alkalinitetit (total-m, përbërës-p dhe alkaliniteti karbonat) (ISO 9963-1)
  6. Përcaktimi i sasisë së kalciumit dhe magneziumit –metoda titrimetrike ЕDTA (ISO 6059)
  7. Përcaktimi i kalciumit - metoda titrimetrike ЕDTA ( ISO 6058)
  8. Përcaktimi i ngjyrës me fotometër ( MKC EN ISO 7887:2013)
  9. Përcaktimi i sasisë së përgjithshme të mbetjeve të thata të tretura në 105°С, 180°С dhe 260°С (Metoda standarde e ekzaminimit të rregullshmërisë higjienike)
  10. Përcaktimi i аnioneve në ujë me kromatografi jonike (fluoride, kloride, nitrite, bromide, nitrate, fosfate dhe sulfate) ( MKC EN ISO 10304-1:2013)
  11. Përcaktimi i katjoneve në ujë me kromatografi jonike (litium, natrium, kalium, amonium, magnez dhe kalcium) ( MKC EN ISO 14911:2009)
  12. Përcaktimi i hekurit me fotometër (MKC EN ISO 6332:2007)
  13. Përcaktimi i manganit me fotometër (MKC EN ISO 6333:2007)
  14. Përcaktimi i metaleve të rënda në ujë me plazmë të çiftuar në mënyrë induktive me spektrometri të masës ( ICP-MS ) ( ISO 17294)

 

Informacion për kontakt

Personi për kontaktInxhiniere e diplomuar e kimisë Rejhan Muhamed Xhumkar, spec. e kimisë sanitare

Telefoni: +389 70 285 467   023125044 lok.20

E-mail: r.muhamed@iph.mk