• 16.02.2024

INFORMACION PËR GJENDJEN ME RASTET ME PERTUSIS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT NË VITIN 2024, DERI MË15.02.2024


Në periudhën 9-15.02.2024, në ISHP të RMV-së janë regjistruar gjithsej 17 raste të reja me pertusis, që të gjitha në Shkup. Numri më i madh i përkasin grupmoshës 10-19 vjet (n=8). Nga rastete e reja 5 raste janë hospitalizuar.

Në vitin 2024, deri me datë 15.02.2024, në ISHP të RMV-së janë regjistruar gjithsej 39 raste me pertusis, me një incidencë prej 2.1/100,000 banorë. Kjo paraqet një rritje e numrit të të sëmurëve, krahasuar me periudhën e kaluar pesëvjeçe (2019-2022), kur janë regjistruar gjithsej 9 raste.

Shpërndarja e rasteve sipas vendbanimit tregon se numri më i madh i të sëmurëve jetojnë në Shkup - 33 (84,6%) në nëntë komuna të ndryshme, 3 të sëmurë jetojnë në Kumanovë, 2 në Gostivar dhe një në Bogovinë të Tetovës.

Për sa i përket shpërndarjes sipas moshës, personat e prekur janë nga 1 muaj deri në 45 vjet (mesatarja 6,9 vjet). Numri më i madh i të sëmurëve janë fëmijë nën 4 vjet, gjithsej 11 raste (28,2%) i përkasin grupmoshës nën 1 vjeç dhe 8 (20,5%) janë fëmijë të moshës 1 deri në 4 vjet.

Rasti i parë është raportuar më 05.01.2024, ndërsa në 7 ditët e fundit janë raportuar 17 raste ose 21% më shumë se numri i rasteve të regjistruara deri më tani.

Sa i përket statusit të vaksinimit, 25 (64,1%)e pacientëve nuk kanë qenë të vaksinuar ose nuk i kanë pranuar të gjitha dozat sipas moshës dhe kalendarit të imunizimit. 10 raste kanë qenë të vaksinuar plotësisht për moshën e tyre, për 4 raste nuk ka të dhëna për statusin e vaksinimit.

Nga të sëmurët në spital janë shtruar 16 persona (72,7%), ndërsa 14 prej tyre janë nën moshën 4 vjet. Numri më i madh i rasteve (10) janë shtruar në KU për sëmundje të mushkërive te fëmijët në Kozle.

Nga numri i përgjithshëm (n=21) i rasteve të regjistruara me pertusis janë shtruar në spital (53,8%), ndërsa  16 (76,2%) prej tyre janë në moshë deri në 4 vjet.

 

Aktivitetet e realizuara për vaksinim me vaksinën e cila përmban komponentë të pertusis në Territorin e Qytetit të Shkupit dhe mbarë vendit

Në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Infektive dhe të Institutit të Shëndetit Publik, në periudhën nga data 18.01.2024 e deri më tani, në të gjitha pikat e vaksinimit në vend, në bashkëpunim me shërbimet epidemiologjike të QShP-së, është bërë hetim intensiv i të personave të pa evidentuar, personave të pavaksinuar dhe atyre të pavaksinuar plotësisht, si dhe personave që i nënshtrohen vaksinimit të rregullt, në mënyrë që të thirren dhe të vaksinohen sipas kalendarit kombëtar të imunizimit.

Shkup- numri i personave të vaksinuar në periudhën 18.01-14.02.2024

Sipas të dhënave të siguruara nga ISHP Shtëpia e Shëndetit - Shkup, nga Shërbimi i Vaksinimit nga Gazi Baba dhe Çairi (Shërbimet e vaksinimit nga Karposh, Kisella Voda dhe Qendra nuk dorëzuan të dhëna deri në mbylljen e këtij teksti) është konstatuar se janë zbuluar 4.991 fëmijë që kanë lëshuar vaksinimin, dhe prej tyre janë vaksinuar 982 (20%). Nga të vaksinuarit, numri dhe përqindja më e madhe ka marrë rivaksinimin e parë (392; 40%). Sipas moshës dhe Kalendarit të imunizimit të rregullt, janë vaksinuar 4036 fëmijë nën moshën 7 vjeçare, ndërsa numri dhe përqindja më e madhe (2762; 68%) e fëmijëve të vaksinuar kanë marrë dozën II të revaksinimit në moshën shkollore.

Numri i përgjithshëm i dozave të vaksinës që përmban komponentë kundër pertusis, të dhëna si vaksinim primar (doza I, II, III) ose rivaksinim (rivaksinim I, II) në territorin e Shkupit në periudhën prej 18.01-14.02.2024 (pa Karposhin, Kisella Vodën dhe Qendrën) është 5018.

Maqedonia e Veriut (pa Shkupin) - numri i personave të vaksinuar nga 18.01-14.02.2024

Nga të dhënat e deritanishme të dorëzuara nga Qendrat e Shëndetit Publik, 4197 fëmijë kanë lëshuar vaksinimin, prej të cilëve 984 (23%) janë vaksinuar. Nga të vaksinuarit, numri dhe përqindja më e madhe ka marrë rivaksinimin e parë (439; 45%). Sipas moshës dhe kalendarit të imunizimit të rregullt, janë vaksinuar 4679 fëmijë nën moshën 7 vjeçare, ndërsa numri dhe përqindja më e madhe (1591; 34%) e të vaksinuarve kanë marrë rivaksinimin II në moshën shkollore.

Numri i përgjithshëm i dozave të vaksinës që përmban komponentë kundër pertusis, të dhëna si vaksinim primar (doza I, II, III) ose rivaksinim (rivaksinim I, II)  në periudhën nga 18.01-14.02.2024 është 5663.

 

Rekomandime

Për ta parandaluar shfaqjen e rasteve të reja të pertusis dhe për ta parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes, duhet që:

• Të rritet mbulimi me vaksinimin primar me një vaksinë që përmban komponentin kundër pertusis për ta arritur mbulimin e rekomanduar nga OBSH-ja prej 95%, si në nivel rajonal , lokal, ashtu dhe në nivel kombëtar.

• Për këtë qëllim, në të gjitha pikat e vaksinimit në territorin e RMV-së është e nevojshme të kryhet një kontroll i përforcuar dhe i vazhdueshëm i personave që i nënshtrohen vaksinimit të rregullt, si dhe të ftohen për aplikimin e dozave të nevojshme të vaksinës. Gjithashtu, nevojitet një kërkim aktiv dhe intensiv i personave të paevidentuar, të pavaksinuar dhe të pavaksinuar plotësisht, dhe këta të fundit të ftohen për tu vaksinuar sipas kalendarit kombëtar të imunizimit.

• Të përforcohet mbikëqyrja epidemiologjike e pertusis. Çdo rast i dyshuar që i plotëson kriteret klinike të definicionit të rastit duhet të hetohet epidemiologjikisht, të testohet në laborator, të konfirmohet dhe të raportohet pranë institucioneve kompetente.

• Personat e dyshuar/të sëmurë të udhëzohen për diagnostikim laboratorik dhe trajtim dhe menjëherë të raportohen pranë institucioneve kompetente.

• Të bëhet izolimi i të sëmurëve në institucionet shëndetësore ose në shtëpi, sidomos nëse në familje ka foshnja, fëmijë të vegjël dhe persona të pavaksinuar, të paktën 5 ditë nga fillimi i terapisë me antibiotikë. E njëjta gjë vlen edhe për pacientët e dyshuar/kontaktet e pacientëve nëse ata marrin kimioprofilaksë.

• Të gjithë mjekët amë të kontrollojnë statusin e vaksinimit të të gjithë fëmijëve deri në 14 vjet dhe t'i udhëzojnë të gjithë fëmijët për vaksinim;

• QShP në bashkëpunim me IShP të zbatojë aktivitete edukative dhe promovuese në lidhje me parandalimin e pertusis, pra të theksojë vaksinimin si masën e vetme parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve.

 

Departamenti i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive

ISHPRMV

 

16.02.2024