Njësia e kozmetologjisë, në kuadër të Departamenti i ekzaminimit dhe i kontrollit të barnave

Informacion për veprimtarinë e cila realizohet në Njësia e kozmetologjisë

Në këtë Njësi bëhet testimi i cilësisë dhe rregullshmërisë shëndetësore të produkteve kozmetike në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Produkteve Kozmetike G. Zyrtare nr. 55/07, Rregulloren 1223/2009, Listën e produkteve që konsiderohen si produkte kozmetike G. Zyrtare nr. 156/2007; Listën e substancave që kristalizohen gjatë prodhimit të produkteve kozmetike G. Zyrtare nr.89/2010; Listën e konservansëve përdorimi i të cilëve lejohet në produktet kozmetike G. Zyrtare nr.89/2010; Rregulloren për përmbajtjen dhe mënyrën e etiketimit të produkteve kozmetike G. Zyrtare nr.98/2010 Rregulloren për kriteret e pastërtisë mikrobiologjike dhe kimike të produkteve kozmetike dhe metodat e kontrollit të këtyre kritereve G. Zyrtare nr.94/2010 dhe Rregulloren për lëshimin në treg të gjësendeve për përdorim të përgjithshëm G. Zyrtare 26/83.

Në këtë Njësi konfirmohet përshtatshmëria e specifikimeve për cilësinë dhe qëllimin e synuar të produkteve për ruajtjen e higjienës në amvisëri në përputhje me këto rregullore ligjore: Rregullorja për lëshimin në treg të gjësendeve për përdorim të përgjithshëm G. Zyrtare 26/83; Rregullorja për të dhënat për përmbajtjen e detergjenteve që duhet të shënohen në paketim, si dhe rregullat e përgjithshme dhe të veçanta për etiketimin e paketimit të detergjenteve G. Zyrtare nr. 84/2011; Rregullorja për listën e të dhënave për përmbajtjen e detergjenteve G. Zyrtare nr. 84/2011, Urdhri për ndalimin e prodhimit, shitjes dhe përdorimit të detergjenteve për larjen me makinë të produkteve tekstile me përmbajtje fosfori në formë organike ose inorganike me më shumë se 0.5% të peshës.

Në këtë Njësi kryen analiza me kërkesë të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut, si dhe bëhet lëshimi në treg (dhënia e certifikatës së rregullshmërisë shëndetësore) i produkteve nga grupi i produkteve kozmetike.

 

Masa dhe aktivitete në kompetenca të Njësia e kozmetologjisë

Bëhet kontroll i këtyre grupeve të produkteve:

  1. Mjete për higjienë personale;
  2. Mjete të dedikuara për higjienë dhe përkujdesje të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël;
  3. Produkte nga grupi i kozmetikës dekorative;
  4. Mjete për higjienë në amvisëri;
  5. Produkte për përdorim profesional;
  6. Lëndë të para për prodhimin e produkteve kozmetike dhe produkteve nga grupi i mjeteve për mirëmbatjen e higjienës personale dhe higjienës së amvisërisë.

Në këtë Njësi realizohen këto metoda të akredituara:

  1. Përcaktim potenciometrik i vlerës së pH
  2. Përcaktim i përmbajtjes së radikaleve të lira/acideve
  3. Përcaktimi i dendësisë relative
  4. Përcaktimi i përmbajtjes së përgjithshme të materieve aktive sipërfaqësore
  5. Përcaktimi i përmbajtjes së alkaleve të përgjithshme

Informacion për kontakt

Personi për kontakt: Farm. dipl. Ollga Ortakova, spec. e ekzaminimit dhe kontrollit të barnave

Telefoni:  02 312 50 44 lok. 19 / cel: +389 70 346 296

E-mailolgakaramiha@yahoo.com