• 05.12.2023

Vizitë e përfaqësuesve nga ECDC, MediPIET


 

Nga data 29.11 deri më datën 1.12.2023 u zhvillua një vizitë tre ditore me vlerësim e përfaqësuesve të ECDC-së, koordinatorëve të MediPIET (Mediterranean and Black Sea Programme for Intervention Epidemiology Training). Në takimin professional në mjediset e IShP-së të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa Instituti u përfaqësua nga Drejtori Doc. d-r. Shaban Memeti, Spec. d-r. Kristina Stavridis, Spec. d-r.  Katerina Qirkoviq Kolevska, Spec. d-r. Dragan Koçinski, d-r. Enkela Pollozhani.

Me këtë rast u prezantuan pikëpamjet për cilësinë e monitorimit të vendit të trajnimit MediPIET (IShP). Gjithashtu u bënë edhe intervista profesionale ndërmjet pjesëmarrësve të MediPIET nga Maqedonia e Veriut, mbikëqyrësve nga IShP dhe koordinatorëve nga MediPIET.

Qëllimi i këtij takimi ishte planifikimi i planeve zhvillimore institucionale të ardhshme që përdoren në programin MediPIET, si dhe i projekteve të mundshme për pjesëmarrësit e ardhshëm të MediPIET.