• 06.12.2023

Takimi vjetor i Qendrës Kombëtare Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë


Takimi vjetor i Qendrës Kombëtare Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë u zhvillua nga 5-6 dhjetor të vitit 2023 në Tiranë, Shqipëri, ku morën pjesë përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor: Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Turqia.

Maqedonia e Veriut u përfaqësua nga drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Doc. d-r. Shaban Memeti, Prim. d-r. Gordana Kuzmanovska, Spec. d-r. Dugagjin Osmani, Spec. d-r. Dragan Koçinski dhe D-r. Enkela Pollozhani.

ECDC nën koordinimin e Korrespondentëve Kombëtarë të ECDC-së punoi me autoritetet kombëtare në vendet në zgjerim të BE-së për t'i mbështetur dhe përforcuar kapacitetet e tyre për pjesëmarrjen e ardhshme në ECDC. Në kuadër të aktiviteteve të bashkëpunimit teknik të ECDC-së të mbështetura nga Komisioni Evropian, përfaqësuesit e vendeve morën pjesë si vëzhgues në aktivitetet, takimet, rrjetet dhe diskutimet teknike të ECDC lidhur me ndjekjen epidemiologjike, zbulimin e kërcënimeve, mbikëqyrjen dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse, gatishmërinë dhe reagimin.

U diskutua për zhvillimet, planet, mundësitë, nevojat, idetë dhe arritjet e vitit të kaluar si dhe planet dhe nevojat e vendeve për të mbështetur dhe përforcuar bashkëpunimin ndërmjet ECDC-së dhe autoriteteve kombëtare në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.