• 29.12.2023

EFEKTET NEGATIVE SHËNDETËSORE PUBLIKE TË PËRDORIMIT TË MATERIALEVE PIROTEKNIKE


 EFEKTET NEGATIVE SHËNDETËSORE PUBLIKE TË PËRDORIMIT TË MATERIALEVE PIROTEKNIKE

Festat e fundivitit gjithmonë priten me eufori dhe me padurim. Të rrëmbyer nga atmosfera festive për fat të keq ndodh që shumë shpesh që festimi të shoqërohet me përdorimin e materialeve piroteknike, sidomos nga fëmijët dhe adoleshentët.

Përdorimi i materialeve piroteknike ka pasoja serioze negative ndaj shëndetit publik. Fishekzjarret mund të jenë tërheqëse për të parë, por ato mund të jenë vdekjeprurëse kur keqpërdoren ose kur nuk përdoren në mënyrën e duhur, por njëkohësisht janë të dëmshme edhe për mjedisin jetësor. Instituti i Shëndetit Publik (IShP) e mbështet plotësisht fushatën "FISHEKZJARRE JO – siguri mbi të gjitha” dhe merr pjesë me këshilla shëndetësore publike për popullatën.

  1. LËNDIMET

Numri i lëndimeve si pasojë e përdorimit të materialeve piroteknike mbetet i lartë, duke i kthyer kështu shumë festa dhe çaste të gëzuara në shtrim të padëshiruar në spital për shkak të lëmtimeve që në rastin më të keq mund të shkaktojnë edhe vdekje.

Pjesët e trupit që më shpesh pësojnë lëndime si pasojë e përdorimit të materialeve piroteknike janë duart dhe gishtat, bashkë me kokën, fytyrën dhe veshët, këmbët dhe sytë. Nga këto, djegiet janë lloji më i shpeshtë i lëndimeve.

2. NGJYRA DHE METALE

Ngjyrat e ndritshme tek fishekzjarret krijohen nga kripërat metalike në formë të pluhurit që prodhuesit e piroteknikës i shtojnë tek kapsolat shpërthyese të fishekzjarreve. Bakri prodhon ngjyrën e  kaltër, bariumi të gjelbërtën, ndërsa stronciumi të kuqen. Pluhuri i magnezit krijon shpërthime intensive të ndritshme të bardha - në fakt magnezi digjet aq fuqishëm sa që përdoret edhe në sinjalizimet ushtarake. Shpesh në fishekzjarre mund të gjendet edhe plumb dhe substanca të tjera kimike të ndaluara.

3. MATERIE NDOTËSE

Tymi që lirohet gjatë përdorimit të materialeve piroteknike kontribuon në ndotjen e ajrit. Azoti dhe squfuri, që përdoren për të krijuar ngjyra dhe efekte speciale, mund të bashkëveprojnë me oksigjenin dhe të formojnë acide të azotit dhe squfurit që janë shumë të rënda për mushkëritë. Tymi i materialeve piroteknike zakonisht shpërbëhet brenda disa orësh, por njerëzit mund të ndjejnë efekte shëndetësore afatshkurtra dhe afatgjata.

4. KRAHAS LËNDIMEVE KA EDHE EFEKTE TË TJERA NEGATIVE NDAJ SHËNDETIT

Fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje respiratore ose të zemrës janë më të prekurit. Ekspozimi afatshkurtër mund ta përkeqësojë një sëmundje ekzistuese të mushkërive dhe/ose të shkaktojë sulm astmatik dhe bronkit akut, si dhe të rrisë ndjeshmërinë ndaj infeksioneve të organeve të frymëmarrjes. Tek njerëzit me sëmundje të zemrës ekspozimi afatshkurtër ndaj tymit që lirohet gjatë përdorimit të materialeve piroteknike mund të shkaktojë sulm në zemër dhe aritmi.

DHE MOS HARRONI, NUK VUAJNË VETËM NJERËZIT, VUAJNË EDHE KAFSHËT

Instituti i Shëndetit Publik, si "Kujdestari i Shëndetit Tuaj", por duke u kujdesur njëkohësisht edhe për shëndetin e mjedisit jetësor është kundër përdorimit të materialeve piroteknike. Por, duke pasur parasysh vetëdijen e e ulët dhe mosrespektimin e legjislacionit pozitiv nga ana e individëve që nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun e mundshëm ndaj shëndetit të njeriut dhe mjedisit, bën lutje që të respektohen rekomandimet e mëposhtme:

1. Kini kujdes gjatë zgjedhjes.

2. Kini kujdes edhe për ndotjen e mjedisit jetësor.

3. Përdorimin e materialeve piroteknike (fishekzjarreve) lini në duart e personave ose organizatave profesionale.

4. Në asnjë mënyrë mos lejoni që fëmijët e vegjël të luajnë ose të ndezin materiale piroteknike, përfshirë këtu edhe spërkatësit e xixave.

5. Qëndroni afër një burimi të ujit (çezmë me ose pa zorrë,  kovë me ujë, shishe uji, etj.) në rast zjarri ose të ndonjë aksidenti tjetër.

6. Kurrë mos përdorni, gjegjësisht mos lejoni përdorimin e materialeve piroteknike përderisa ju ose personat pranë jush janë nën ndikimin e alkoolit ose drogës.

 

Instituti i Shëndetit Publik Ju dëshiron festa të shëndetshme, zbavitëse dhe të sigurta!