- 30.01.2024
Trafikimi i qenieve njerëzore – dalloni shenjat
Shmangni mundësinë e të qenit viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore!
Çfarë është trafikimi me qenie njerëzore?
Trafikimi i qenieve njerëzore paraqet rekrutim, transportim, transferim, strehim, blerje dhe shitje të fëmijëve, burrave dhe grave nëpërmjet përdorimit të forcës, detyrimit, abuzimit të vulnerabilitetit, mashtrimit ose mjeteve të tjera të palejueshme për qëllime shfrytëzimi.
Kush mund të jetë viktimë e trafikimit me qenie njerëzore?
Secili nga ne mund të jetë viktimë! Pa dallim të moshës, gjinisë, racës, fesë apo kombësisë. Viktima mund të jetë pjesëtar i çfarë do pjese të spektrit socio-ekonomik. Megjithatë, për dallim nga të tjerët, viktimat me karakteristika dhe origjinë të caktuar janë pre më e lehtë se sa të tjerët për trafikantët e qenieve njerëzore.
Kurrë nuk është vonë për të folur!
Gjithmonë zgjidhni të jeni të sigurt, sesa të mos thoni asgjë!
Ekziston mbështetje për viktimat e mundshme dhe viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore