- 24.07.2025
Sëmundjet që transmetohen nga vektorët
Sëmundjet e transmetuara nga vektorët në të shumtën e rasteve përputhen me zoonozat, bëhen gjithnjë e më aktuale dhe e ndryshojnë pasqyrën e ngarkesës së sëmundjeve infektive. Ndryshimet klimatike ndikojnë shumë në shpërndarjen dhe aktivitetin e vektorëve. Shumë nga këto sëmundje tashmë janë të pranishme në Maqedoni (sëmundja Lajm, WNV, ethet hemorragjike, tularemia, etj.), ndërsa të tjera si malaria, denga, chikungunya dhe shumë të tjera mund të depërtojnë në vend. Disa prej tyre regjistrohen në formë endemike, por jo rrallë herë shfaqen edhe në formë epidemike.
Qasja multisektoriale në përballjen me këto sëmundje e thekson nevojën për praktikimin e qasjes "Një Shëndet" për gjithëpërfshirje në zbatimin e aktiviteteve.
E rëndësishme është që të dini se si të mbroheni!
Departamenti i epidemiologjisë së sëmundjeve ngjitëse pranë Institutit të Shëndetit Publik e ndjek situatën dhe informon dhe edukon rregullisht.
Njësia e virologjisë disponon me reagensë adekuat për diagnostikimin e këtyre sëmundjeve.