• 02.02.2024

4 SHKURTI – DITA BOTËRORE E LUFTËS KUNDËR KANCERIT


MOTO: Bashkojuni thirrjes për veprim në Ditën Botërore të Luftës Kundër Kancerit!

 

U bëjmë thirrje qeverive në mbarë botën të promovojnë barazi në shëndetësi, ta përmirësojnë qasjen në shërbimet për kancerin, t’i zvogëlojnë dallimet në incidencën dhe vdekshmërinë nga kanceri, që përfundimisht t’i eliminojnë pabarazitë në kujdesin për kancerin.

 

Gjysma e popullsisë së botës nuk ka qasje në gamën e plotë të shërbimeve shëndetësore themelore.

 

Kur bëhet fjalë për kancerin, shumë prej nesh jemi të privuar nga kujdesi bazë, edhe pse jetojmë në një kohë të përparimeve në parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit.

 

Ky është hendeku në drejtësi - dhe ky kushton jetë. Me zbatimin  e strategjive adekuate për burimet për parandalimin, zbulimin e hershëm, trajtimin dhe kujdesin, ne mund të shpëtojmë miliona jetë çdo vit.

 

Unioni për Kontrollin Ndërkombëtar të Kancerit (UICC), organizator i Ditës Botërore të Luftës Kundër Kancerit, i inkurajon të gjithë të kërkojnë nga qeveritë e tyre ta përmirësojnë barazinë shëndetësore, të mundësojnë që shërbimet për kancerin të jenë të qasshme për të gjithë popullatën dhe t’i zvogëlojnë dallimet në incidencën dhe vdekshmërinë nga kanceri:

 

1.      Të rriten fondet për hulumtimin e kancerit dhe të nxitet bashkëpunimi midis studiuesve, ofruesve të kujdesit shëndetësor dhe organizatave në komunitet për t’i kuptuar dhe zgjidhur pabarazitë.

 

Bashkohuni mbështetësve tanë!

 

Angazhimi juaj për të avokuar për barazi më të madhe në kujdesin për kancerin e forcon zërin tonë kolektiv. Bashkojuni thirrjes për veprim sot!

 

Shtoni zërin tuaj

2.      Në çdo vend të krijohet një Regjistër për kancerin që do të bazohet në popullatën në atë vend dhe mbi bazë të tij të sillen vendimet për politikat dhe shpërndarjen e burimeve dhe të bëhet vlerësimi i strategjive për kontroll.

3.      Të zbatohet një strategji kombëtare efikase për kancerin, të shënohen aktivitetet që duhen ndërmarrë për parandalimin, diagnostikimin, trajtimin, kujdesin paliativ, kujdesin për mbijetesën, mbledhjen e të dhënave dhe mbikëqyrjen e kancerit, bazuar në një vlerësim të bazuar në prova për ngarkesën e kancerit në vend.

4.      T’i kushtohet kujdes vështirësive financiare dhe barrierave me të cilat përballet popullata e lënë pas dore.

5.      Të përfshihen shërbime gjithëpërfshirëse për kancerin në pakot kombëtare të mbrojtjes shëndetësore, të arrihet mbulim shëndetësor universal i cili përfshin parandalim, skrining, diagnostikim, trajtim (barna, radioterapi, kirurgji), kujdes për mbështetje dhe paliativ, si dhe shërbime për mbijetesë.

6.      Të përmirësohet edukimi shëndetësor dhe për kancerin, të përdoren materiale dhe edukime adekuate për ofruesit e shërbimeve shëndetësore për një komunikim efektiv me pacientët.

7.      Të rregullohet prodhimi, shitja dhe reklamimi i produkteve kancerogjene (duhani, alkooli dhe ushqimet e përpunuara) duke i rritur tatimet, kufizimin e reklamimit, shënimit të tyre dhe përmes fushatave për edukim të popullatës. 30-50% e kancereve mund të parandalohen vetëm me ndryshimin e sjelljes së rrezikshme.

8.      Të bëhen programe rutinore për skrining për llojet më të shpeshta të kancerit, të integrohen në programet ekzistuese për mbrojtje shëndetësore dhe të përdoren njësitë mobole që të përfshihet edhe popullata në vendet e largëta. Sa më parë të zbulohet kanceri, aq më i suksesshëm do të jetë mjekimi dhe aq më të ulëta do jenë shpenzimet si për pacientët, ashtu edhe për shtetin.

9.      Të përmirësohet kujdesi ndaj pacientit, pra të njihen nevojat e veçanta të pacientit, dhe të inkurajohen ato që të marrin pjesë gjatë marrjes së vendimeve.

10.  Tu kushtohet kujdes determinantave sociale të shëndetit, të cilat e pengojnë mundësinë që një individ të ketë qasje në kujdes për kancerin, të mundësohet përballje me paragjykimet dhe supozimet e ndryshme sociale përmes punës me komunitetet për të pasur programe sa më efektive për popullatën.

 

Pse kanceri?

Çdo vit nga kanceri vdesin 10 milionë njerëz.

Kjo është më shumë se nga HIV/SIDA, malaria dhe tuberkulozi së bashku.

Ekspertët parashikojnë se nëse nuk veprojmë, deri në vitin 2030 numri i vdekjeve nga kanceri do të rritet në 13 milionë.

 

Çfarë do të ndodhë nëse veprojmë që tani?

Më shumë se një e treta e rasteve të kancerit janë të parandalueshme. Një e treta tjetër mund të shërohet nëse zbulohet në kohë dhe trajtohet siç duhet.

Duke zbatuar strategji adekuate për burimet për parandalimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin, ne mund të shpëtojmë miliona jetë çdo vit.

Përparim

Sot, ne dimë më shumë se kurrë për kancerin.

Duke investuar në hulumtime dhe inovacione, ne jemi dëshmitarë të zbulimeve të jashtëzakonshme në mjekësi, diagnostikë dhe njohuri shkencore.

Sa më shumë të dimë, aq më shumë mund të përparojmë në reduktimin e faktorëve të rrezikut, rritjen e parandalimit dhe përmirësimin e diagnostikimit, parandalimit, trajtimit dhe kujdesit për kancerin.

Ndikim

Vitet e fundit, Kombet e Bashkuara, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe agjenci të tjera të OKB-së e kanë njohur nevojën urgjente për angazhim global.

Kur liderët flasin dhe ndërmarrin veprime, ne i japim vetes një shans për të bërë histori dhe për të ecur drejt një bote pa kancer.

Drejtësi

Sot, më shumë se gjysma (65%) e vdekjeve nga kanceri ndodhin në pjesët më pak të zhvilluara të botës. Edhe nëse jetoni në një vend me të ardhura më të larta, ende ekzistojnë pabarazi midis komuniteteve me të ardhura më të ulëta, emigrantëve, refugjatëve dhe atyre në zonat rurale.

Qasja e barabartë në parandalim, diagnostikim, trajtim dhe kujdes për kancerin mund të shpëtojë jetë.

Ndryshim

Me rritjen e edukimit dhe kuptimit publik dhe politik për kancerin, ne e zvogëlojmë frikën, rrisim mirëkuptimin, hedhim poshtë mitet dhe keqkuptimet dhe ndryshojmë sjelljet dhe qëndrimet.

 

Burimi: Union for International Cancer Control (UICC)

https://www.worldcancerday.org/about-world-cancer-day-call-to-action

Përkthimi: Instituti i Shëndetit Publik i RMV-së, Departamenti i promovimit të shëndetit dhe i ndjekjes së sëmundjeve