• 06.03.2024

Trajnim për trafikimin e qenieve njerëzore për punonjësit shëndetësorë


Sipas Programit Vjetor Kombëtar për Shëndetin Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 18/2024, Instituti i Shëndetit Publik - Departamenti i promovimit të shëndetit dhe i ndjekjes së sëmundjeve nga gjithsej 4 trajnime të planifikuara, më 28 shkurt të vitit 2024 e mbajti trajnimin e parë me temë: “Trajnim për punonjësit shëndetësorë për njohjen dhe udhëzimin e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore/fëmijëve”. Trajnimi u mbajt në mjediset e Europe House në Strumicë.

Aktiviteti u mbështet nga një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë, Qendra e Shëndetit Publik Strumicë, OJQ Porta e Hapur- La Strada si dhe një përfaqësues nga zyra e Këshillit të Evropës nga Shkupi.

Trajnimet janë të destinuara për punonjësit shëndetësorë e kanë për qëllim aftësimin e tyre për të njohur shenjat e trafikimit të qenieve njerëzore, ndërsa në të njëjtën kohë u prezantuan edhe indikatorë shëndetësorë të trafikimit të qenieve njerëzore për njohje më të lehtë të viktimave dhe udhëzimit të viktimave për të marrë ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme. Trafikimi i qenieve njerëzore është një problem madhor i shëndetit publik si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

Sistemi shëndetësor ka një rol qendror në fushën e ndihmës dhe mbështetjes të viktimave apo viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore. Vetëm me një vlerësim të dhe me aftësi të fituara një punonjës shëndetësor mund të kontribuojë në identifikimin e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore.