• 08.03.2024

INFORMACION PËR GJENDJEN ME RASTET ME PERTUSIS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT NË VITIN 2024, DERI MË 07.03.2024


 Të dhëna javore

Në periudhën 01-07.03.2024, në ISHP të RMV-së janë regjistruar gjithsej 50 raste të reja me pertusis. Numri më i madh i tyre (43) janë raportuar në Shkup, 3 në Tetovë, 1 në Koçan, 1 në Kavadar, 1 në Kumanovë dhe 1 në Manastir.

Mosha e të prekurve sillet nga 0-40 vjet, ndërsa numri më i madh i përkasin grupmoshës 10-14 vjet (n=15).

Nga rastet e reja 5 raste janë hospitalizuar.

 

Të dhëna kumulative

 

Në vitin 2024, deri me datë 07.03.2024, në ISHP të RMV-së janë regjistruar gjithsej 173 raste me pertusis, me një incidencë prej 9,4/100,000 banorë.

Shpërndarja e rasteve sipas vendbanimit tregon se numri më i madh i të sëmurëve jetojnë në Shkup - 151 (87,3%) në dymbëdhjetë komuna të ndryshme, 8 të sëmurë jetojnë në Tetovë, 5 të sëmurë jetojnë në Kumanovë, 5 në Tetovë, 2 në Gostivar dhe nga 1 në Strugë, Strumicë, Dibër, Kriva Pallankë, Manastir, Kavadar dhe Koçan.

Për sa i përket shpërndarjes sipas moshës, personat e prekur janë nga 1 muaj deri në 70 vjet (mesatarja 11,0 vjet). Numri më i madh i të sëmurëve janë fëmijë nën 4 vjet, gjithsej 27 raste (15,6%) janë nën 1 vjet, 22 (12,7%)  janë nga 1 deri në 4 vjet, ndërsa tek grupmosha nga 10-14 vjet janë regjistruar 43 raste ose (24,9%).

Rasti i parë është raportuar më 05.01.2024, ndërsa në 7 ditët e fundit janë raportuar 56 raste ose 2 herë më shumë se numri i rasteve të regjistruara deri më tani.

Sa i përket statusit të vaksinimit, 102 (58,0%) e pacientëve nuk kanë qenë të vaksinuar ose nuk i kanë pranuar të gjitha dozat sipas moshës dhe kalendarit të imunizimit,  ose nuk ka të dhëna për statusin e vaksinimit.

Nga të sëmurët në spital janë shtruar 33 persona (19,0%), ndërsa 28 (84,8%) prej tyre janë nën moshën 4 vjet.

 

Aktivitetet e realizuara për vaksinim me vaksinën e cila përmban komponentë të pertusis në Territorin e Qytetit të Shkupit dhe mbarë vendit

Në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Infektive dhe të Institutit të Shëndetit Publik, në periudhën nga data 18.01.2024 e deri më tani, në të gjitha pikat e vaksinimit në vend, në bashkëpunim me shërbimet epidemiologjike të QShP-së, është bërë hetim intensiv i të personave të pa evidentuar, personave të pavaksinuar dhe atyre të pavaksinuar plotësisht, si dhe personave që i nënshtrohen vaksinimit të rregullt, në mënyrë që të thirren dhe të vaksinohen sipas kalendarit kombëtar të imunizimit.

Shkup- numri i personave të vaksinuar në periudhën 18.01-07.03.2024

 

Sipas të dhënave të siguruara nga ISHP Shtëpia e Shëndetit - Shkup, nga Shërbimi i Vaksinimit nga Gazi Baba dhe Çairi, Karposh, Kisella Voda dhe Qendra, është konstatuar se janë zbuluar 13.593 fëmijë që kanë lëshuar vaksinimin, dhe prej tyre janë vaksinuar 5.756 (42,3%).  Nga të vaksinuarit, numri dhe përqindja më e madhe ka marrë rivaksinimin e parë (2.879; 50,0%).

Sipas moshës dhe Kalendarit të imunizimit të rregullt, janë vaksinuar 8.330 fëmijë nën moshën 7 vjeçare, ndërsa numri dhe përqindja më e madhe (5.066; 60,8%) e fëmijëve të vaksinuar kanë marrë dozën II të revaksinimit në moshën shkollore.

Numri i përgjithshëm i dozave të vaksinës që përmban komponentë kundër pertusis, të dhëna si vaksinim primar (doza I, II, III) ose rivaksinim (rivaksinim I, II) në territorin e Shkupit në periudhën prej 18.01-07.03.2024 është 14.086.

Maqedonia e Veriut (pa Shkupin) - numri i personave të vaksinuar nga 18.01-07.03.2024

 

Nga të dhënat e deritanishme të dorëzuara nga Qendrat e Shëndetit Publik, 7.394 fëmijë kanë lëshuar vaksinimin, prej të cilëve 2.560 (34,6%) janë vaksinuar. Nga të vaksinuarit, numri dhe përqindja më e madhe ka marrë rivaksinimin e parë (1.225; 47,9%).

Sipas moshës dhe kalendarit të imunizimit të rregullt, janë vaksinuar 8.545 fëmijë nën moshën 7 vjeçare, ndërsa numri dhe përqindja më e madhe (4.018; 47,0%) e të vaksinuarve kanë marrë rivaksinimin II në moshën shkollore.

Numri i përgjithshëm i dozave të vaksinës që përmban komponentë kundër pertusis, të dhëna si vaksinim primar (doza I, II, III) ose rivaksinim (rivaksinim I, II)  në periudhën nga 18.01-07.03.2024 është 11.105.

08.03.2024

 

Departamenti i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive

ISHPRMV