- 25.03.2024
INFORMACION PËR GJENDJEN ME RASTET ME PERTUSIS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT NË VITIN 2024, DERI MË 21.03.2024
Të dhëna javore
Në periudhën 15-21.03.2024, në ISHP të RMV-së janë regjistruar gjithsej 72 raste të reja me pertusis, 67% më shumë se javën që shkoi (n=43). Numri më i madh i tyre (58) janë raportuar në Shkup, 7 në Kumanovë, 4 në Manastir 2, në Tetovë, Dibër dhe Strugë nga 1.
Mosha e të prekurve sillet nga 0-44 vjet, ndërsa numri më i madh i përkasin grupmoshës 10-14 vjet (n=25).
Nga rastet e reja 9 raste janë hospitalizuar.
Të dhëna kumulative
Në vitin 2024, deri me datë 21.03.2024, në ISHP të RMV-së janë regjistruar gjithsej 287 raste me pertusis, me një incidencë prej 15,6/100,000 banorë.
Shpërndarja e rasteve sipas vendbanimit tregon se numri më i madh i të sëmurëve jetojnë në Shkup - 247 (86,1%) në pesëmbëdhjetë komuna të ndryshme, 12 të sëmurë jetojnë në Kumanovë, 11 të sëmurë jetojnë në Tetovë, Manastir 6, 3 në Gostivar, nga në Strugë dhe në Dibër, ndërsa në Strumicë, Kriva Pallankë, Kavadar dhe Koçan nga 1.
Për sa i përket shpërndarjes sipas moshës, personat e prekur janë nga 1 muaj deri në 78 vjet (mesatarja 11,9 vjet). Numri më i madh i të sëmurëve janë nga 10-14 vjet (27,5%) pastaj vijnë ata deri në 4 vjet (25,4%), (14,3%) janë nën 1 vjet, (11,1%) janë nga 1 deri në 4 vjet.
Sa i përket statusit të vaksinimit, 157 (54,7%) e pacientëve nuk kanë qenë të vaksinuar ose nuk i kanë pranuar të gjitha dozat sipas moshës dhe kalendarit të imunizimit, ose nuk ka të dhëna për statusin e vaksinimit.
Nga të sëmurët në spital janë shtruar 44 persona (15,3%), ndërsa 38 (86,1%) prej tyre janë nën moshën 4 vjet.
Aktivitetet e realizuara për vaksinim me vaksinën e cila përmban komponentë të pertusis në Territorin e Qytetit të Shkupit dhe mbarë vendit
Në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Infektive dhe të Institutit të Shëndetit Publik, në periudhën nga data 18.01.2024 e deri më tani, në të gjitha pikat e vaksinimit në vend, në bashkëpunim me shërbimet epidemiologjike të QShP-së, është bërë hetim intensiv i të personave të pa evidentuar, personave të pavaksinuar dhe atyre të pavaksinuar plotësisht, si dhe personave që i nënshtrohen vaksinimit të rregullt, në mënyrë që të thirren dhe të vaksinohen sipas kalendarit kombëtar të imunizimit.
Shkup- numri i personave të vaksinuar në periudhën 18.01-21.03.2024
Sipas të dhënave të siguruara nga ISHP Shtëpia e Shëndetit - Shkup, nga Shërbimi i Vaksinimit nga Gazi Baba dhe Çairi, Karposh, Kisella Voda dhe Qendra, është konstatuar se janë zbuluar 15.067 fëmijë që kanë lëshuar vaksinimin, dhe prej tyre janë vaksinuar 8.243 (54,7%). Nga të vaksinuarit, numri dhe përqindja më e madhe ka marrë rivaksinimin e parë (4.423; 53,7%).
Sipas moshës dhe Kalendarit të imunizimit të rregullt, janë vaksinuar 9.895 fëmijë nën moshën 7 vjeçare, ndërsa numri dhe përqindja më e madhe (5.813; 58,7%) e fëmijëve të vaksinuar kanë marrë dozën II të revaksinimit në moshën shkollore.
Numri i përgjithshëm i dozave të vaksinës që përmban komponentë kundër pertusis, të dhëna si vaksinim primar (doza I, II, III) ose rivaksinim (rivaksinim I, II) në territorin e Shkupit në periudhën prej 18.01-14.03.2024 është 18.138.
Maqedonia e Veriut (pa Shkupin) - numri i personave të vaksinuar nga 18.01-21.03.2024
Nga të dhënat e deritanishme të dorëzuara nga Qendrat e Shëndetit Publik, 7.929 fëmijë kanë lëshuar vaksinimin, prej të cilëve 3.914 (49,4%) janë vaksinuar. Nga të vaksinuarit, numri dhe përqindja më e madhe ka marrë rivaksinimin e parë (2.075; 53%).
Sipas moshës dhe kalendarit të imunizimit të rregullt, janë vaksinuar 10.569 fëmijë nën moshën 7 vjeçare, ndërsa numri dhe përqindja më e madhe (5.398; 51,1%) e të vaksinuarve kanë marrë rivaksinimin II në moshën shkollore.
Numri i përgjithshëm i dozave të vaksinës që përmban komponentë kundër pertusis, të dhëna si vaksinim primar (doza I, II, III) ose rivaksinim (rivaksinim I, II) në periudhën nga 18.01-21.03.2024 është 14.483.
22.03.2024
Departamenti i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive
ISHPRMV