• 08.04.2024

Dita Botërore e Shëndetit


 

 

Dita Botërore e Shëndetit çdo vit shënohet më 7 prill si një thirrje globale për veprim për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet shëndetësore dhe për ta përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve në mbarë botën. E caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në vitin 1948, kjo ditë ofron një mundësi unike për t'u fokusuar në sfidat e rëndësishme shëndetësore që i prekin komunitetet në nivel lokal, kombëtar dhe global.

Qëllimi i kësaj dite nuk është vetëm ndërgjegjësimi, por edhe nxitja e veprimeve dhe politikave specifike që do ta përmirësojnë qasjen dhe kushtet shëndetësore për të gjithë, pavarësisht vendndodhjes gjeografike, statusit ekonomik apo përkatësisë sociale. Dita Botërore e Shëndetit shërben edhe si një përkujtim se shëndeti duhet të jetë prioritet në të gjitha sferat e shoqërisë dhe se secili ka rolin e tij në mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit të tij dhe të komunitetit. Tema e Ditës Botërore Shëndetit ndryshon çdo vit, duke mundësuar kështu fokusimin në aspekte të ndryshme të mbrojtjes shëndetësore dhe parandalimit.

Rëndësia e Ditës Botërore Shëndetit është edhe më e madhe në kontekstin e sfidave globale, siç janë pandemitë dhe sëmundjet, pabarazitë shëndetësore dhe mungesa e qasjesmbrojtje shëndetësore cilësore. Nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta, ky manifestim vjetor kontribuon në ndërtimin e një shoqërie shëndetësore më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Si individë, ne mund të marrim pjesë në Ditën Botërore Shëndetit në mënyra të ndryshme, si për shembull përmes edukimit shëndetësor, pjesëmarrjes në nisma dhe fushata shëndetësore dhe promovimit të një stili të shëndetshëm jetesës. Çdo veprim, pa dallim se sa i madh është, është një hap para drejt një shëndeti më të mirë për të gjithë.

 

Dita Botërore e Shëndetit 2024 - „ Shëndeti im, e drejta ime“

E drejta për shëndet e miliona njerëzve në mbarë botën është gjithnjë e më e rrezikuar. Sëmundjet dhe fatkeqësitë janë shkaqet kryesore të vdekjeve dhe invaliditetit. Konfliktet shkatërrojnë jetë, shkaktojnë vdekje, dhimbje, uri dhe shqetësime psikologjike. Djegia e karburanteve fosile në të njëjtën kohë ndikon dhe e përkeqëson krizën klimatike dhe zvogëlon aftësinë për të thithur ajër të pastër, duke krijuar kështu kushte në të cilat ndotja e ajrit, brenda dhe jashtë, ka si rezultat humbjen një jete në çdo pesë sekonda.

Këshilli i OBSH-së për ekonominë e Shëndetit për të gjithë ka konstatuar se të paktën 140 vende në kushtetutat e tyre e njohin shëndetin si një të drejtë të njeriut. Megjithatë, shtetet nuk miratojnë dhe e zbatojnë legjislacionin që do të garantonte të drejtën e qasjes së qytetarëve të tyre në shërbimet shëndetësore. Këtë e konfirmon fakti se të paktën 4.5 miliardë njerëz - më shumë se gjysma e popullsisë së botës - në vitin 2021 nuk kanë qenë plotësisht të mbuluar me shërbime shëndetësore bazë.

Si përgjigje ndaj sfidave të tilla, tema e Ditës Botërore Shëndetit në vitin 2024 është “Shëndeti im, e drejta ime”. Tema e këtij viti është zgjedhur për ta theksuar dhe mbrojtur të drejtën për qasje në shërbime shëndetësore me një cilësi të lartë, arsim dhe informacion, si dhe ujë të pijshëm të sigurt, ajër të pastër, ushqim dhe strehim cilësor, kushte dinjitoze për punë, mjedis të shëndetshëm dhe pa diskriminim, për të gjithë dhe kudo, pavarësisht vendndodhjes gjeografike, statusit ekonomik apo përkatësisë sociale.

 

Mesazhet themelore

Për popullatën

• Njihni të drejtat tuaja shëndetësore. Ju keni të drejtë në:

- kujdes të sigurt dhe cilësor, pa asnjë diskriminim

- privatësi dhe konfidencialitet të të dhënave tuaja shëndetësore

- informacion për trajtimin tuaj dhe pëlqimin e informuar

- autonomi dhe integritet të trupit

Vendosni vetë për shëndetin tuaj.

• Mbroni të drejtën tuaj për shëndet si një e drejtë themelore e njeriut. Secili nga ne duhet të ketë qasje në shërbime shëndetësore për të cilat ka nevojë, kudo dhe kurdo që ka nevojë, pa u përballur me vështirësi financiare. Pra, nëse nuk mund t’i shfrytëzoni shërbimet shëndetësore, nuk është në rregull. Në vazhdim keni disa mënyra se si mund të veproni:

- Avokoni bëjuni thirrje liderëve politikë, bashkohuni me komunitetet shëndetësore që bëjnë thirrje për veprim, merrni pjesë në peticione dhe diskutime

- Organizoni komunitetin tuaj - për shembull në punë, kishë - për të rënë dakord se çfarë duhet të ndryshojë dhe si t’i bëni këto ndryshime

- Promovoni të drejtën për shëndet si një shtyllë thelbësore e të drejtave tona njerëzore më të gjera

• Respektimi i të drejtës sonë për shëndet do të thotë respektim i të drejtave tona për qasje në ujë të pijshëm të sigurt, ajër të pastër, ushqim të mirë, strehim cilësor, kushte të denja për punë dhe liri nga dhuna dhe diskriminimi

• Bëjeni shëndetin prioritet kryesor

• Përfshihuni në marrjen e vendimeve lidhur me shëndetin. Për shembull: merrni pjesë në takime, fokus grupe dhe konsultime, këshille shëndetësore, grupe drejtuese dhe borde të revizionit.

Për Qeveritë

·         Çdo ligj është i rëndësishëm; çdo ministri mund dhe duhet të propozojë ligje për ushtrimin e së drejtës për shëndet në sektorë të ndryshëm:

Ø  Financa: tatim për duhanin, alkoolin dhe sheqerin

Ø  Bujqësi: eliminim i yndyrave trans; reduktim i sasisë së antimikrobikëve në sistemin bujqësor-ushqimor nga 30-50% deri në vitin 2030

Ø  Mjedis jetësor: ndalim i subvencionimit për karburante fosile dhe subvencionim ose lirim nga tatimet për energjinë dhe karburantet e pastra

Ø  Drejtësi: ndalim i të gjitha formave të diskriminimit

Ø  Transport: ndërtim i infrastrukturës për biçikleta, mbështetje për këmbësorët

Ø  Punë: sigurim i vendeve dinjitoze të punës, të drejta dhe mbrojtje për punëtorët, si dhe kushte pune të drejta dhe të barabarta për punonjësit shëndetësorë

Ø  Punë sociale/zhvillimi social: sigurim i qasjes në mbrojtje sociale (p.sh. mbrojtje shëndetësore, pensione, benefite për të papunësuarit) për ta reduktuar cenueshmërinë e familjeve ndaj varfërisë dhe për tu përballë me ndikimet negative të ngjarjeve të papritura të jetës ndaj të ardhurave, pasuri ose shëndetit

·         Investoni në shëndetësi

·         Siguroni të drejtën për shëndet: bëni shërbimet shëndetësore më të qasshme, më të pranueshme dhe me cilësi të mirë për secilin dhe kudo

·         Veproni në mënyrë strategjike dhe ndërtoni nga themeli: riorientoni sistemet shëndetësore drejt mbrojtjes shëndetësore primare

·         Transparencë dhe llogaridhënie: përballje me korrupcionin përmes përforcimit të menaxhimit dhe punës nëpër sektorë

·         Përfshini publikun e gjerë në marrjen e vendimeve për shëndetin: pjesëmarrja sociale ndodh kur individët dhe komunitetet përfshihen në vendimmarrje lidhur me shëndetin, p.sh. takime, fokus grupe dhe konsultime, këshilla shëndetësore, përfaqësim në grupet drejtuese dhe borde të revizionit

·         Njihni dhe nevojat shëndetësore të popullatës dhe veproni mbi bazë të tyre: mblidhni, analizoni, përdorni dhe ndiqni të dhëna, ndani ato sipas moshës, gjinisë, statusit ekonomik, nivelit arsimor, vendbanimit, racës dhe përkatësisë etnike dhe karakteristikave të tjera, dhe veproni për t’i korrigjuar pabarazitë shëndetësore

·         Mbroni të drejtën për shëndet në kushte lufte dhe konflikti: mbrojtja e infrastrukturës shëndetësore dhe punonjësve shëndetësorë dhe sigurimi i qasjes në shërbime shëndetësore, në përputhje me ligjet ndërkombëtare humanitare dhe të të drejtave të njeriut

 

Marrë nga OBSH

Përgatiti: Departamenti i promovimit të shëndetit dhe i ndjeekjes së sëmundjeve