- 08.04.2024
INFORMACION PËR GJENDJEN ME RASTET ME PERTUSIS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT NË VITIN 2024, DERI MË 04.04.2024
Të dhëna javore
Në periudhën 29.03-04.04.2024, në ISHP të RMV-së janë regjistruar gjithsej 50 raste të reja me pertusis, 21,9% më pak se javën që shkoi (n=64). Numri më i madh i tyre (34) janë raportuar në Shkup, në Manastir 7, në Tetovë 5, Gostivar, Kratovë, Veles dhe Gjevgjeli nga 1.
Mosha e të prekurve sillet nga 1 muaj deri në 52 vjet, ndërsa numri më i madh i përkasin grupmoshës 0-4 vjet (n=14).
Nga rastet e reja 9 raste janë hospitalizuar.
Gjatë javës së 14 QSHP Kumanovë raportoi për epidemi në nivel të qytetit të Kumanovës me 23 të sëmurë të regjistruar në periudhën nga 04.02-28.03.2024, nga të cilët numri më i madh i përkasin grupmoshës 0-4 vjet (13).
Të dhëna kumulative
Në vitin 2024, deri me datë 04.04.2024, në ISHP të RMV-së janë regjistruar gjithsej 399 raste me pertusis, me një incidencë prej 21,7/100,000 banorë.
Shpërndarja e rasteve sipas vendbanimit tregon se numri më i madh i të sëmurëve jetojnë në Shkup - 317 (79,7%) në gjashtëmbëdhjetë komuna të ndryshme, 24 të sëmurë jetojnë në Kumanovë, 17 të sëmurë jetojnë në Tetovë, Manastir 15, 5 në Gostivar, nga 2 në Strugë Dibër, Probishtip, Kratovë, Veles dhe Strumicë, ndërsa në Kriva Pallankë, Kavadar, Kërçovë, Prilep dhe Gjevgjeli nga 1.
Për sa i përket shpërndarjes sipas moshës, personat e prekur janë nga 1 muaj deri në 78 vjet (mesatarja 11,9 vjet). Numri më i madh i të sëmurëve janë nga 10-14 vjet (27,3%) pastaj vijnë ata deri në 4 vjet (27,1%), (16,3%) janë nën 1 vjet, (10,8%) janë nga 1 deri në 4 vjet.
Sa i përket statusit të vaksinimit, 239 (59,9%) e pacientëve nuk kanë qenë të vaksinuar ose nuk i kanë pranuar të gjitha dozat sipas moshës dhe kalendarit të imunizimit, ose nuk ka të dhëna për statusin e vaksinimit.
Nga të sëmurët në spital janë shtruar 58 persona (14,5%), ndërsa 49 (84,5%) prej tyre janë nën moshën 4 vjet.
Aktivitetet e realizuara për vaksinim me vaksinën e cila përmban komponentë të pertusis në Territorin e Qytetit të Shkupit dhe mbarë vendit
Në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Infektive dhe të Institutit të Shëndetit Publik, në periudhën nga data 18.01.2024 e deri më tani, në të gjitha pikat e vaksinimit në vend, në bashkëpunim me shërbimet epidemiologjike të QShP-së, është bërë hetim intensiv i të personave të pa evidentuar, personave të pavaksinuar dhe atyre të pavaksinuar plotësisht, si dhe personave që i nënshtrohen vaksinimit të rregullt, në mënyrë që të thirren dhe të vaksinohen sipas kalendarit kombëtar të imunizimit.
Shkup- numri i personave të vaksinuar në periudhën 18.01-04.04.2024
Sipas të dhënave të siguruara nga ISHP Shtëpia e Shëndetit - Shkup, nga Shërbimi i Vaksinimit nga Gazi Baba dhe Çairi, Karposh, Kisella Voda dhe Qendra, është konstatuar se janë zbuluar 15.845 fëmijë që kanë lëshuar vaksinimin, dhe prej tyre janë vaksinuar 9.798 (61,8%). Nga të vaksinuarit, numri dhe përqindja më e madhe ka marrë rivaksinimin e parë (5.213; 53,2%).
Sipas moshës dhe Kalendarit të imunizimit të rregullt, janë vaksinuar 10.865 fëmijë nën moshën 7 vjeçare, ndërsa numri dhe përqindja më e madhe 9.798 (61,8%) e fëmijëve të vaksinuar kanë marrë dozën II të revaksinimit në moshën shkollore.
Numri i përgjithshëm i dozave të vaksinës që përmban komponentë kundër pertusis, të dhëna si vaksinim primar (doza I, II, III) ose rivaksinim (rivaksinim I, II) në territorin e Shkupit në periudhën prej 18.01-04.04.2024 është 20.663.
Maqedonia e Veriut (pa Shkupin) - numri i personave të vaksinuar nga 18.01-04.04.2024
Nga të dhënat e deritanishme të dorëzuara nga Qendrat e Shëndetit Publik, 8.192 fëmijë kanë lëshuar vaksinimin, prej të cilëve 4.517 (55,1%) janë vaksinuar. Nga të vaksinuarit, numri dhe përqindja më e madhe ka marrë rivaksinimin e parë (2.338; 51,8%).
Sipas moshës dhe kalendarit të imunizimit të rregullt, janë vaksinuar 12.365 fëmijë nën moshën 7 vjeçare, ndërsa numri dhe përqindja më e madhe (6.229; 50,4%) e të vaksinuarve kanë marrë rivaksinimin II në moshën shkollore.
Numri i përgjithshëm i dozave të vaksinës që përmban komponentë kundër pertusis, të dhëna si vaksinim primar (doza I, II, III) ose rivaksinim (rivaksinim I, II) në periudhën nga 18.01-04.04.2024 është 16.882.
05.04.2024
Departamenti i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive
ISHPRMV