• 30.04.2024

Sistem i ri për matje dhe data qendër me 12 stacione monitoruese për matjen e radioaktivitetit në ajër në R. e Maqedonisë së Veriut


Njësia e mbrojtjes nga rrezatimi në Institutin e Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut është në fazën përfundimtare të zbatimit, testimit dhe vënies në funksion të sistemit të ri matës për zbulimin e radioaktivitetit në ajër dhe paralajmërimin e hershëm në rast të ngjarjeve nukleare apo radiologjike të karakterit lokal apo global.

Ky sistem, i cili përbëhet nga 12 stacione dhe instrumente matëse mundëson monitorimin, matjen dhe zbulimin e shpejtë të radioaktivitetit në ajër në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që është detyrë kryesore e Njësisë së mbrojtjes nga rrezatimi në ISHP, në pajtim me rregulloren ligjore.

Stacionet tona të reja matëse për paralajmërim të hershëm janë instaluar në Qendrat e Shëndetit Publik në të gjithë vendin tonë dhe janë pjesë e rrjetit dhe platformës evropiane për shkëmbimin e të dhënave radiologjike EURDEP. Rezultatet e matjeve të radioaktivitetit janë të dukshme dhe të qasshme për të gjithë anëtarët e kësaj platforme, si dhe për popullatën në vendin tonë.

Baza evropiane e të dhënave përbëhet nga një mekanizëm për shkëmbimin e vazhdueshëm të të dhënave në kohë reale, me një pasqyrë online të të dhënave nga monitorimi radiologjik i 39 vendeve pjesëmarrëse.

Kujtojmë se në vitin 2013 Njësia për mbrojtje nga rrezatimi në ISHP nënshkroi një marrëveshje me EURDEP dhe Komisionin Evropian, ndërsa këtë vit u rinovuan protokollet për dërgimin e të dhënave të matjes në Platformën Evropiane të Shkëmbimit të të Dhënave Radiologjike (EURDEP).

Në ueb-faqen e ISHP-së mund ta gjeni faqen informative të këtij sistemi kombëtar monitorimit, ku shfaqen të dhënat nga matjet për 12 qytetet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ne presim që sistemi i ri i matjes të jetë i qëndrueshëm dhe i sigurt. Kjo do të thotë se do të kontribuojë për një reagim të shpejtë gjatë ngjarjeve të jashtëzakonshme bërthamore dhe radiologjike, në përputhje me direktivat e IАЕА, Drejtorisë së Sigurisë nga Rrezatimi të RMV-së dhe protokolleve për mbrojtjen nga rrezatimi jonizues dhe radioaktiviteti të rregulluara në vendin tonë.

 

Monitorimi dhe zbulimi është informacioni i parë, më i shpejtë nëse ka ndryshime të radioaktivitetit në mjedis, i cili mundëson marrjen e menjëhershme të masave të nevojshme për parandalimin e rrezatimit të tepërt të popullsisë në rast të një fatkeqësie bërthamore të natyrës globale apo lokale.                                                                                                                                                         

 

 Shkup 30.04.2024                                                                                 Njësia e mbrojtjes nga rrezatimi