- 26.09.2024
U mbajt një takim me zëvendësministren e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor
Drejtoresha e ISHP-së, D-r. sci. Marija Andonovska realizoi takim me zëvendësministren e re të mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Ane Llashkovska, e cila vizitoi Institutin.
Zëvendësministrja u njoftua me gjendjen aktuale dhe punën e Institutit të Shëndetit Publik, si dhe me sfidat e ardhshme lidhur me promovimin e shëndetit dhe mjedisit jetësor dhe bashkëpunimin e mëtejshëm mes këtyre dy institucioneve.