• 03.10.2024

MORTALITETI DHE MORBIDITETI NGA KANCERI I GJIRIT TEK GRATË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT


 Në Republikën e Maqedonisë së Veriut shkaku më i shpeshtë i vdekjes nga neoplazmat malinje te gratë në periudhën 2010-2023 është kanceri i gjirit. Nga kanceri i gjirit në vitin 2010 kanë ndërruar jetë 310 gra me një shkallë mortaliteti 30,0/100000 gra, në vitin 2021- 337 gra me një shkallë prej 32,6, në vitin 2022-356 gra me shkallë prej 38,5 dhe në vitin 2023 - 346 gra me shkallë prej 37,5  100000 gra. Në periudhën e analizuar vihet re një tendencë e rritjes të numrit të rasteve të vdekjes tek gratë me kancer të gjirit

MORTALITETI DHE MORBIDITETI NGA KANCERI I GJIRIT TEK GRATË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT (PDF)