• 10.10.2024

Takim me Prof. d-r. Millka Zdravkovska, dekane e Fakultetit të Shkencave Mjekësore pranë Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip


Në takimin i cili u mbajt mes drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik Ass. d-r. Marija Andonovska dhe dekanes së Fakultetit të Shkencave Mjekësore pranë Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip, Prof. d-r. Millka Zdravkovska, u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Ky bashkëpunim ka për qëllim përmirësimin e arsimit dhe hulumtimit në fushën e shëndetit publik, si dhe këmbimin e praktikave më të mira në kujdesin shëndetësor. Dekania e theksoi rëndësinë e inovacioneve në edukimin mjekësor, ndërsa drejtoresha e theksoi nevojën  e një qasjeje interdisiplinare për zgjidhjen e sfidave shëndetësore aktuale. Të dyja palët u dakorduan se iniciativat e përbashkëta do mundësojnë arrijen e rezultatetve më të mira për shëndetin e popullatës.