• 19.10.2024

Takim pune i ISHP-së, QSHP-ve dhe MSH-së


Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), D-r. Marija Andonovska, mori pjesë në takimin e rregullt mujor me Qendrat e Shëndetit Publik (QSHP). Në takim, në prani të ministrit të shëndetësisë, Arben Taravari, dhe zëvendësministrit Jovica Andonovski, si dhe Prof. d-r. Igor Nikollovit, u diskutua për sfidat dhe mundësitë aktuale për përmirësimin e funksionimit të ISHP-së dhe QSHP-ve.

Tema kryesore e diskutimit ishte përmirësimi i shërbimeve dhe efektiviteti i sistemit shëndetësor. Me përpjekje të përbashkëta vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e mbrojtjes shëndetësore për të gjithë qytetarët tanë.