• 16.12.2024

Intervistë me Drejtoreshën e IShP-së, Dr. Marija Andonovska


Rreth dy muaj më parë IShP hapi dy linja telefonike anonime, një për ndihmesë për lënien e duhanit dhe një linjë për këshilla për gratë shtatzëna, nënat, nënat që i ushqejnë foshnjat e tyre me gji. Linja për ndihmesë për lënien e duhanit "Mos pi duhan, lëre" funksionon çdo të hënë dhe të mërkurë nga ora 11 deri në 13 dhe të interesuarit mund të telefonojnë në numrin 078 285 873. Çdo të martë dhe të enjte nga ora 11:00 deri në orën 13:00 punon Qendra e këshillimit “Info bebe” (078 285 613), ku ekspertët japin këshilla për të ushqyerit, higjienën, ushqyerjen me gji, vaksinimin, kujdesin për fëmijën.

Dr. Marija Andonovska shpjegon se cili ishte motivi i IShP-së për hapjen e linjave, në një kohë kur të dhënat thonë se gjithsej 45 përqind e popullatës në Maqedoni janë duhanpirës. Më aktivët janë ata të grupmoshës nga 34 dhe 55 vjet (55 përqind). Deri më tani 15,6 përqind e kanë lënë duhanin, ndërsa 39 përqind e popullatës nuk kanë ndezur asnjëherë cigare.

Nënat, sidomos ato që bëhen prindër për herë të parë, duan të marrin këshilla nga një ekspert.

Drejtoresha Dr. Marija Andonovska, në një intervistë për “Republika” tha se reagimi është i shkëlqyer, qytetarët po telefonojnë dhe tashmë po mendohet për një zgjerim edhe në ditë të tjera dhe për një rritje të numrit të punonjësve të cilët do punojnë në këto linja.

Sa i përket planeve të ardhshme të Institutit, parashikohet prezantimi i një turni të dytë në laboratorët e IShP-së, të cilat nuk kanë funksionuar në turnin e dytë deri më tani, si dhe një linjë e re për mbështetje psikologjike për adoleshentët.

(më shumë mund të lexoni në : Republika)