- 18.12.2024
Si të lini pirjen e duhanit?
Pjesëmarrja e drejtoreshës së IShP-së, D-r. Marija Andonovska, në emisionin e mëngjesit "E dua Maqedoninë", në TV Sitel.
Çfarë ndikimi ka duhani ndaj shëndetit dhe cilat janë sëmundjet më të shpeshta?
Tashmë është vërtetuar se cigaret përmbajnë substanca që kanë ndikime negative ndaj shëndetit të njeriut. Cigaret janë një faktor kryesor i rrezikut për shumë sëmundje jo infektive. Këto përfshijnë sëmundje të frymëmarrjes, sëmundje kardiovaskulare, probleme me sistemin endokrinologjik, metabolizmin, probleme me fertilitetin, ndërlikimet në shtatzëni, tek dhëmbët, të lëkurës, si dhe lloje të ndryshme të kancerit.
Përfitimet nga lënia e duhanit janë të mëdha: përmirësimi i qarkullimit të gjakut, zvogëlimi i rrahjeve të zemrës, lodhjes, përmirësimi i funksionit të organeve të frymëmarrjes, ulja e shkallës së infarktit.
Pak kohë më parë IShP hapi një linjë telefonike për ndihmesë gjatë lënies së pirjes së duhanit.
Në praktikë kjo do të thotë se njerëzit që duan dhe kanë vullnet për ta lënë duhanin, do të mund të bisedojnë me profesionistë që punojnë sipas standardeve botërore. Për momentin linja funksionon me sukses, numri i telefonatave është i madh dhe për një kohë të shkurtër kemi ndihmuar shumë njerëz që kanë vendosur të lënë pirjen e duhanit, dhe ky është një motivim i madh për të vazhduar! Ky aktivitet do të zhvillohet edhe më taj, planifikohen që të përfshihen më shumë persona që do të trajnohen, që të ketë më shumë termine për kontakt.
Kronikën e plotë nga emisioni mund ta ndiqni në videon në vazhdim: