• 23.01.2025

Takim për implementimin e nismës së përbashkët “Shkolla që promovojnë shëndet”


 D-r. Marija Andonovska, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, u takua me D-r. Akim Ali, shefin e zyrës së OBSH-së në Maqedoninë e Veriut, Prof. D-r. Vesna Janevskën, ministre e arsimit dhe shkencës, si dhe Aleksandra Ristovska Eftimovën, përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë, përgjegjëse për nismën "Shkolla ​​që promovojnë shëndet".

Në takim u bisedua për implementimin e nismës së përbashkët “Shkolla ​​që promovojnë shëndet” të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Institutit të Shëndetit Publik, që bëhet me mbështetjen e OBSH-së, me ç’rast fokusi ishte tek lënda zgjedhore "Mësoj për shëndetin tim”.

Për momentin lënda zgjedhore mundësohet për klasat e katërta dhe të pesta, ndërsa të gjithë ishin të të njëjtit mendim se do të ishte mirë që të prezantohej edhe për klasat e larta.

Kjo ka për qëllim që të rinjtë të mësojnë se çdo individ është përgjegjës për shëndetin e tij personal dhe për shëndetin publik, edukimin e një rinie të përgjegjshme dhe përmirësimin e edukimit shëndetësor të tyre.