- 03.02.2025
4 SHKURT - DITA BOTËRORE E LUFTËS KUNDËR KANCERIT
FUSHATA PËR LUFTIMIN E KANCERIT 2025-2027
4 SHKURT - DITA BOTËRORE E LUFTËS KUNDËR KANCERIT
TEMA E FUSHATËS SË DITËS BOTËRORE TË LUFTËS KUNDËR KANCERIT 2025-2027 ËSHTË "TË BASHKUAR NGA UNIKJA"
Fushata e Ditës Botërore të Luftës Kundër Kancerit 2025-2027 "Të Bashkuar nga Unikja" ka për qëllim që ta vendosë në qendër kujdesin ndaj personave me kancer.
Të bashkuar në qëllimet tona, unik në nevojat tona. Kjo është motoja për Ditën Botërore të Luftës Kundër Kancerit që do të dëgjohet në mbarë botën deri më 4 shkurt të vitit 2025. Kuptimi i saj është i thjeshtë: secili ka nevoja unike, perspektiva unike dhe një histori unike për ta treguar, por njerëzit me kancer janë të bashkuar në ambicien e përbashkët për ta reduktuar ngarkesën e kancerit, për të pasur trajtim të suksesshëm të kancerit dhe për të bërë një jetë më të mirë me kancerin.
Çdo përvojë me kancerin është unike dhe ne të gjithë, të bashkuar, do të duhet të krijojmë një botë në të cilën do të shohim përtej sëmundjes dhe ta shohim personin përpara pacientit. Një botë në të cilën nevojat e njerëzve dhe komuniteteve do të jenë në qendër të sistemeve shëndetësore.
Kujdesi që ka në qendër njerëzit i pranon të gjithë ashtu siç janë dhe ka për qëllim ta thellojë lidhjen jo vetëm midis dhënësve të shërbimeve shëndetësore dhe pacientëve, por edhe me komunitete të tëra. Prandaj, Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit planifikon që që të gjithë – pacientët, të afërmit, kujdestarët, miqtë, fqinjtë, mjekët, hulumtuesit, përfaqësuesit – të luajnë një rol të rëndësishëm në fushatë.
Fushata do të hulumtojë dimensionet e ndryshme të kujdesit të përqendruar te personat e sëmurë nga kanceri dhe mënyrat e reja për të bërë një ndryshim. Ajo do të ofrojë një rrugëtim tre-vjeçar duke filluar nga rritja e vetëdijësimit e deri tek ndërmarrja e veprimeve.
FUSHATA
TEMA E RE E DITËS BOTËRORE TË LUFTËS KUNDËR KANCERIT PËR PERIUDHËN 2025-2027 “TË BASHKUAR NGA UNIKJA” I VË NJERËZIT NË QENDËR TË KUJDESIT DHE HISTORITË E TYRE NË ZEMËR TË DISKUTIMIT
Kanceri është më shumë se një diagnozë mjekësore - është një çështje thellësisht personale.
Pas çdo diagnoze fshihet një histori unike njerëzore - histori pikëllimi, dhimbjeje, shërimi, qëndrueshmërie, dashurie dhe shumë më shumë. Prandaj, qasја e përqendruar ndaj kujdesit të personave me kancer që i integron plotësisht nevojat unike të çdo individi, me dhembshuri dhe ndjeshmëri, mundëson rezultate më të mira shëndetësore.
Fushata do të hulumtojë dimensionet e ndryshme të kujdesit të përqendruar te personat e sëmurë nga kanceri dhe mënyrat e reja për të bërë një ndryshim. Ajo do të ofrojë një rrugëtim tre-vjeçar nga rritja e vetëdijësimit e deri tek ndërmarrja e veprimeve.
Çdo përvojë me kancerin është unike dhe ne të gjithë, të bashkuar, do të duhet të krijojmë një botë në të cilën do të shohim përtej sëmundjes dhe ta shohim personin përpara pacientit.
Këtë Ditë Botërore të Luftës Kundër Kancerit le të bashkohemi dhe të shkruajmë një të ardhme për kujdesin ndaj personave me kanceri - një të ardhme ku nevojat e njerëzve dhe komuniteteve janë në vend të parë.