• 05.03.2025

DITA BOTËRORE E OBEZITETIT


 

Rrënjët e obezitetit janë të thella.

Bashkë mund të krijojmë një të ardhme më të shëndetshme

Për ta luftuar obezitetin ne duhet të punojmë së bashku për të ndikuar tek shkaqet e shfaqjes së obezitetit tek popullata e Maqedonisë së Veriut. Vëmendja e pamjaftueshme ndaj kësaj sëmundjeje, pa dallim se për çfarë arsye, mund ta vështirësojë trajtimin e saj. Prandaj, ne duhet ta rrisim ndërgjegjësimin dhe ta përmirësojmë qasjen në informacionin e duhur.