• 07.03.2025

8 Marsi – DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS


 

PËRSHPEJTIM I VEPRIMIT NË NIVEL KOLEKTIV


Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsi, në vitin 2025 shënohet me moton “Përshpejtimi i veprimit në nivel kolektiv”, me të cilin mund t’i përshpejtojmë veprimet për barazi gjinore. Sipas të dhënave nga Forumi Ekonomik Botëror me ritmin aktual të përparimit, barazi e plotë gjinore do mund të arrihet në vitin 2158. Duke u fokusuar në nevojën për ta përshpejtuar veprimin, kjo ditë e thekson rëndësinë e ndërmarrjes së hapave të shpejtë dhe vendimtar për të arritur barazi gjinore. Me këtë temë bëhet thirrje për rritje të impulsit dhe urgjencës në shembjen e barrierave dhe paragjykimeve sistemike me të cilat përballen gratë, si në sferën personale ashtu edhe në atë profesionale. Të veprojmë së bashku për ta përshpejtuar ritmin e përparimit në mbarë botën!

Feministja, gazetarja dhe aktivistja e famshme, Gloria Steinem, shpjegon: “Historia e luftës së grave për barazi nuk i përket një feministeje, një organizate, por përpjekjeve kolektive të të gjithë atyre që kujdesen për të drejtat e njeriut”. (1)

Merita më e madhe për festimin e Ditës së Gruas i takon dy grave: Rosa Luxemburg dhe Clara Zetkin, të cilat ishin ndër përfaqësueset më të rëndësishme të socializmit demokratik në Evropë dhe konsiderohen si disa nga themelueset (dhe gjithashtu pionieret) e lëvizjes ndërkombëtare të grave.

Lufta e tyre për barazi ekonomike, sociale dhe politike ka lënë një gjurmë të fuqishme në luftën për të drejtat e grave përgjatë gjithë historisë. Svetllana Sllapshak, një antropologe, filologe klasike, doktor shkencash në studime antike, shkrimtare dhe feministe, për Rosa Luxemburg shkruan: "Ikona e së majtës, e censuruar kryesisht në historinë e lëvizjes punëtore... ishte mishërimi i të gjitha qëllimeve politike dhe të gjitha strategjive të feminizmit: me një ndjenjë të gjerë të feminizmit, intelektualizmi i saj i lartë, ndjeshmëria ndaj padrejtësive sociale, të jetuarit personal i idealeve politike  ideologjisë së saj politike, mbizotëruese, ideologjike të jetës së saj personale, sjellja dhe të menduarit e qartë feminist... revolucionarizmi, rezistenca ndaj kufizimeve ideologjike”. (2)

Rosa Luxemburg dhe Clara Zetkin

 

Pikërisht për këtë një nga mënyrat më të rëndësishme për ta përshpejtuar veprimin për barazi gjinore është që t’i mbështesni ata që ishin të parët në luftën për të drejtat e grave.

Si individë ne të gjithë mund të ndërmarrim hapa në jetën tonë të përditshme për të ndikuar pozitivisht në avancimin e grave, sidomos duke i ndarë njohuritë tona dhe duke i inkurajuar të tjerët, gjë që ka një rëndësi të madhe për avancimin e lëvizjes feministe. Mary Wollstonecraft, shprehu mendimin që do të bëhej një ide udhërrëfyese për feministet: "Ka ardhur koha që grave tua kthejmë dinjitetin e tyre të humbur dhe tu mundësojmë... të marrin pjesë në përparimin e botës". (3)

Një numër i madh i organizatave dhe grupeve në mbarë botën ofrojnë një sërë strategjish, burimesh dhe aktivitetesh efektive që ndihmojnë në "përshpejtimin e veprimit", duke përfshirë këtu.

- fuqizimin ekonomik për gratë,

- rekrutimin, mbajtjen dhe zhvillimin e talenteve të ndryshme, mbështetjen e grave dhe vajzave për lidership,

- ndihmesën për gratë dhe vajzat gjatë marrjes së vendimeve për shëndetin e tyre,

- ofrimin e qasjes së grave dhe vajzave në arsim dhe trajnim cilësor, mundësi për arritje në sport, promovimin e talentit krijues dhe artistik të grave dhe vajzave, etj.

I.Sh.P. Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut vitin 2025 i kushton pikërisht pjesës që ka të bëjë me shëndetin e gruas, në atë mënyrë që promovon nevojën për parandalimin e faktorëve të ndryshëm të rrezikut që mund të sjellin përkeqësim të shëndetit, e që pastaj ndikon në shfaqjen e një sërë sëmundjesh.

Si një nga institucionet më të mira në fushën e shëndetit publik, aktiviteti i tij kryesor 100-vjeçar është “KUJDESI PËR SHËNDETIN”, prandaj në vitin 2025 Instituti i Shëndetit Publik rekomandon që të "jemi edhe më të guximshme" të paktën një ditë në vit. Në vend të “zonjë” apo “gjysmës më të bukur”, pa lule, dhurata të ndërsjella dhe festa, gratë t’i japin mbështetje njëra-tjetrës me qëllim që t’i përkushtohen shëndetit individual dhe kolektiv të çdo gruaje.

Rekomandimet të cilat i jep Instituti i Shëndetit Publik nuk vlejnë vetëm për datën 8 Mars, por mbulojnë të gjitha periudhat e vitit, ndërsa u referohen grave që nga mosha e hershme e adoleshencës deri në moshë më të thyer.

-       Kohëve të fundit Instituti i Shëndetit Publik ka hapur linjën telefonike “Mos Pi Duhan- Lëre atë”, e cila funksionon çdo të hënë dhe të mërkurë nga ora 11:00 deri në 13:00 dhe për të cilën qytetarët po tregojnë një interes të madh. Nëpërmjet komunikimit telefonik, duhanpirësve nga i gjithë vendi u jepet mundësia të dëgjohen, të bisedojnë me punonjës të kualifikuar për atë se si ndihen, të kenë mundësi për t’i ndarë shqetësimet dhe problemet e tyre, të marrin këshilla për mënyrat për lënien e duhanit, të gjejnë mbështetje emocionale, dhembshuri dhe mirëkuptim, që është një nga nevojat e tyre më të mëdha.

-       Gjithashtu, linja telefonike “Info Bebe”, e cila është aktive çdo të martë dhe të enjte nga ora 11:00 deri në 13:00, ofron rekomandime dhe këshilla për gratë për një shtatzëni të shëndetshme, për kujdesin ndaj foshnjës, e që kanë të bëjnë me zakonet e shëndetshme të jetesës, konsumimin e ushqimit të shëndetshëm, si dhe mënyrën e duhur të gjidhënies, higjienën e foshnjave, vaksinimin në kohë etj.

-       Instituti punon edhe për parandalimin e përdorimit të drogës tek gratë, me një qasje gjithëpërfshirëse që i merr parasysh faktorët e tyre specifikë biologjikë, psikologjikë dhe socialë. Masat kryesore përfshijnë edukimin për rreziqet e përdorimit të drogës, promovimin e shëndetit mendor, forcimin e vetëvlerësimit dhe pavarësisë ekonomike, si dhe ofrimin e mbështetjes për gratë që përballen me dhunë, diskriminim ose izolim social. Përfshirja e komunitetit, qasja në shërbimet shëndetësore dhe sociale dhe promovimi i stileve të shëndetshme të jetesës janë qenësore për parandalim efektiv dhe për një popullatë të shëndetshme në RMV.

-       Në Departamentin e mikrobiologjisë dhe virologjisë, ndihma dhe kujdesi për shëndetin e gruas është me theks të veçantë tek shëndeti reproduktiv, prandaj roli i Institutit është kryerja e ekzaminimeve të strishove gjinekologjike si për parandalim gjatë shtatzënisë së gruas, ashtu edhe në rast të gjendjeve patologjike. Krahas kësaj, në njësinë e virologjisë kryen analiza virologjike që janë pjesë e protokollit për shtatzëninë e hershme për gratë, për të siguruar një shtatzëni të shëndetshme për çdo grua shtatzënë, si dhe disa analiza specifike me qëllim të lindjes së sigurt dhe sigurisht një sërë ekzaminime virologjike për gjendjet patologjike tek gratë.

Në këtë 8 Mars, në marrëveshje me të afërmit dhe miqtë tuaj, “festoni” në Institutin e Transfuziologjisë dhe dhuroni gjak, i cili mund të shpëtojë të paktën një jetë njeriu.

I.Sh.P. - Instituti i Shëndetit Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ua uron të gjitha grave festën ndërkombëtare të 8 Marsit, pavarësisht përkatësisë fetare, kombëtare dhe etnike, me një mesazh të rëndësishëm që të kujdesen për shëndetin e tyre, sepse “shëndeti është kurora mbi kokën e të shëndetshmit, vlerën e të cilit dinë ta vlerësojnë vetëm të sëmurit”.

 

Referenca:

(1)    IWD: IWD 2025 campaign theme is 'Accelerate Action'

(2)     Слапшак С. Женски икони на ХХ век, издавач: Темплум , Скопје, 2003

(3)     Мишел А. Феминизам, издавач: Феникс, Скопје, 2014

 

 

Përgatiti:

Departamenti i promovimit të shëndetit dhe i ndjekjes së sëmundjeve pranë IShPRMV