• 19.05.2025

Publikohen rezultatet e Hulumtimit Evropian online për përdorimin e drogave 2024 në Maqedoninë e Veriut


I.Sh.P. Instituti i Shëndetit Publik e publikoi analizën kombëtare të Hulumtimit Evropian online për përdorimin e drogave 2024 (EWSD), të kryer në bashkëpunim me Agjencinë Evropiane për Drogat (EUDA) dhe me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë. Hulumtimi ofron të dhëna me vlerë mbi trendet e përdorimit të drogave tek të rriturit (18+) në vendin tonë.

Në anketim u përfshinë 862 të anketuar që kishin përdorur një ose më shumë lloje drogash në 12 muajt e fundit, ndërsa droga më e përdorur ishte kanabisi, e shoqëruar nga benzodiazepinat pa recetë, produktet me CBD-së dhe kokaina. Hulumtimi jep një pasqyrë të motiveve të përdorimit, metodës së përdorimit dhe blerjes, vendeve të konsumit dhe rreziqeve që lidhen me të.

Raportin e detajuar me gjetjet dhe rekomandimet kryesore mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

Këto rezultate do të kontribuojnë në zhvillimin e politikave të bazuara në prova, përmirësimin e programeve preventive dhe promovimin e shëndetit publik.