• 03.07.2025

Aktivitete në terren të IShP-së për promovimin e shëndetit publik dhe kujdesit të drejtpërdrejtë për qytetarët


Instituti i Shëndetit Publik ishte i pranishëm në vendbanimin Hasanbeg me iniciativë të kryetarit të komunës së Gazi Babës, ku ekipi i ekspertëve kreu ekzaminime mjekësore falas dhe edukim për qytetarët lidhur me mbrojtjen nga vala e të nxehtit.

 

Gjatë gjithë aktivitetit vëmendje e veçantë iu kushtua kategorive më të cenueshme: të moshuarve, personave me sëmundje kronike dhe fëmijëve. Me angazhim në terren dhe qasje të drejtpërdrejtë, ISHP tregoi edhe një herë se kujdesi për shëndetin publik nuk njeh kufij.

Instituti i Shëndetit Publik mbetet i pranishëm dhe i gatshëm - gjithmonë aty ku ka më shumë nevojë!