- 08.07.2025
Rekomandime për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga zjarri në mjedisin në afërsi të tyre
1. Informohuni
- Ndiqni njoftimet nga shërbimet kompetente përmes mjeteve informative (radio, TV) ose aplikacioneve në celular.
- Ndiqni të gjitha urdhrat për evakuim ose strehim në vend.
2. Kufizoni ekspozimin ndaj tymit
- Dritaret dhe dyert mbani mbyllur.
- Fikni kondicionerët dhe aparatet për ventilim gjatë punës së së cilëve ajri i mjedisit të jashtëm depërton në mjediset e brendshme.
3. Strehouni në një vend të sigurt
- Qëndroni në një mjedis të mbyllur me sa më pak hapje nga jashtë.
- Mbyllni çarjet rreth dritareve dhe dyerve me lecka të lagura ose me shirit ngjitës.
4. Përdorni pajisje adekuate për mbrojtje
- Nëse e keni të domosdoshme të dilni jashtë, përdorni një maskë që i filtron grimcat. Mbrojtje më efikase mundësojnë maskat me filtër të tipit FFP2, FFP3, N95 ose maskat speciale me filtra për gazra organikë dhe inorganikë.
- Nëse nuk keni maskë profesionale, atëherë gjatë evakuimit mbuloni hundën dhe gojën me një leckë ose peshqir të lagur (kjo është vetëm mbrojtje e përkohshme dhe e kufizuar).
5. Mbrojtja e grupeve të cenueshme
- Fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike duhet të qëndrojnë në mjediset më të mbrojtura.
- Nëse shfaqen simptoma (vështirësi në frymëmarrje, kollë, marramendje), kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.
6. Përgatituni për evakuim
- Përgatitni një çantë me dokumentet tuaja më të rëndësishme, barnat, ujin, ushqimin dhe pajisjet mbrojtëse personale.
- Mësoni rrugët më të shkurtra dhe më të sigurta të evakuimit.
7. Ndihma e parë gjatë ekspozimit ndaj tymit ose djegjes
- Nëse dikush ka simptoma të helmimit nga tymi, nxirreni në ajër të pastër dhe kërkoni ndihmë mjekësore.
- Qëndroni në kontakt me familjen dhe fqinjët, sidomos me njerëzit më të cenueshëm.
- Njoftoni autoritetet për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë.